Kulturë, BALLKANI

Shqipëri, hapet edicioni i 28-të i panairit të librit

Në kuadër të panairit, nën kujdesin dhe me mbështetjen e Institutit "Yunus Emre" - Tiranë do të organizohen edhe bashkëbisedime dhe takime me shkrimtarë turq

Fatjon Cuka  | 12.11.2025 - Përdıtësım : 13.11.2025
Shqipëri, hapet edicioni i 28-të i panairit të librit Foto: Olsi Shehu / AA

Tiranë

Në Shqipëri është hapur edicioni i 28-të i panairit i librit "Tirana 2025", i cili do të qëndrojë i hapur për disa ditë, raporton Anadolu.

Në aktivitetin e hapjes së panairit që këtë vit organizohet me moton "Ndërgjegjja jonë ka nevojë për librat" në mjediset e Pallatit të Kongreseve në Tiranë ishin të pranishëm drejtues të shtëpive botuese, shkrimtarë dhe studiues.

Kryetari i Shoqatës së Botuesve Shqiptarë, Petrit Ymeri, në aktivitetin e hapjes e konsideroi panairin një eveniment të rëndësishëm kulturor dhe ngjarjen më të madhe kulturore "kudo ku shkruhet dhe flitet shqip".

"Lexuesit tanë janë objekti dhe subjekti i punës tonë. Është shumë e rëndësishme puna që bëjmë ne dhe sigurisht vlerësimi më i madh vjen nga lexuesit", tha Ymeri.

Në kuadër të panairit, nën kujdesin dhe me mbështetjen e Institutit "Yunus Emre" - Tiranë do të organizohen edhe bashkëbisedime dhe takime me shkrimtarë turq.

Panairi organizohet në datat 12-16 nëntor nën kujdesin Shoqatës së Botuesve Shqiptarë dhe me mbështetjen e Bashkisë së Tiranës dhe institucioneve të tjera.

Në panair marrin pjesë shtëpi botuese nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi, ndërkohë në përfundim të tij do të ndahen edhe çmime.

Pjesë e panairit do të jenë ekspozimi i botimeve, prezantime, takime dhe bashkëbisedime me shkrimtarë, tryeza diskutimi dhe aktivitete të tjera.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın