Kulturë, BALLKANI

Shkup, mbahet program festiv me rastin e Ditës së Sovranitetit Kombëtar dhe Festës së Fëmijëve

Në kuadër të programit, nxënësit e shkollave fillore të Shkupit, ku mësimi zhvillohet në gjuhën turke, patën paraqitje të ndryshme artistike

Dzihat Aliju  | 23.04.2024 - Përdıtësım : 25.04.2024
Shkup, mbahet program festiv me rastin e Ditës së Sovranitetit Kombëtar dhe Festës së Fëmijëve Foto: Xhihat Aliju/AA

Shkup

Sonte në Shkup u organizua program festiv me rastin e 23 Prillit, Ditës së Sovranitetit Kombëtar dhe Festës së Fëmijëve, raporton Anadolu.

Në manifestimin e organizuar nga Instituti Yunus Emre Shkup dhe Shoqata për Edukim dhe Hulumtim “Nesil” dhe me mbështetjen e Qendrës Tregtare Ramstor, morën pjesë ambasadori turk Fatih Ulusoy, përfaqësues të institucioneve dhe organizatave turke në vend dhe shumë fëmijë dhe prindërit e tyre.

Në kuadër të programit, nxënësit e shkollave fillore të Shkupit, ku mësimi zhvillohet në gjuhën turke, patën paraqitje të ndryshme artistike.

Si pjesë e programit, prodhuesi i përmbajtjeve në YouTube, Sertaç Güngor, i njohur si “Sertaç Abi”, bëri një prezantim për fëmijët me temën “Fytyra e vërtetë e YouTube-s dhe lojërave”.

Koordinatori i Institutit Yunus Emre Shkup, Talip Erdoğan, në një prononcim për AA, përmendi rëndësinë e 23 Prillit dhe kujtoi se këtë ditë të veçantë ata e kanë festuar së bashku me bashkatdhetarët e tyre në Shkup.

Duke vënë në dukje se Instituti Yunus Emre organizon ngjarje në 90 qendra të ndryshme në mbarë botën, Erdoğan tha: “Sot mund të themi se ngjarja jonë është një shfaqje humoristike e organizuar nga miku ynë YouTuber për të argëtuar fëmijët”, shtoi Erdoğan.

Ndërkaq, Yeliz Daut Kurtiş, nga Bordi i Drejtorëve të Shoqatës Nesil, deklaroi se sot është një ditë e veçantë për ta, të cilën e cilësoi sot si festë të dyfishtë, pasi është 15-vjetori i Revistës Kardelen, e cila botohet në kuadër të tyre.

Festa shtetërore e Sovranitetit Kombëtar dhe Ditës së Fëmijëve festohet në Türkiye më 23 prill, në ditën kur në vitin 1920 u hap Kuvendi i Madh Popullor i Türkiyes. Në këtë ditë në vitin 1924, u vendos që data e themelimit të Kuvendit të Madh Popullor të shënohet si festë kombëtare. Më 23 prill 1929, kjo festë iu është dhuruar fëmijëve. Që nga viti 1929 festohet si Dita e Sovranitetit Kombëtar dhe në të njëjtën kohë si Festa e Fëmijëve.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın