Bota, Kulturë

Pavarësisht luftës, qindra palestinezë u mblodhën për iftar në Rafah, në jug të Gazës

Programi i iftarit u organizua nga banorët e qytetit Rafah për palestinezët që janë strehuar në Rafah pas largimit nga shtëpitë e tyre në vende të ndryshme të Rripit të Gazës

Mohamad Majed Mustafa Haboush, Ali Semerci  | 25.03.2024 - Përdıtësım : 26.03.2024
Pavarësisht luftës, qindra palestinezë u mblodhën për iftar në Rafah, në jug të Gazës

Gaza

Përderisa sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës vazhdojnë që nga 7 tetori 2023 e deri më tani, qindra palestinezë u mblodhën për iftar në qytetin Rafah në jug të Gazës, raporton Anadolu.

Programi i iftarit u organizua nga banorët e qytetit Rafah për palestinezët që janë strehuar në Rafah pas largimit nga shtëpitë e tyre në vende të ndryshme të Rripit të Gazës.

Një nga pjesëmarrësit në iftarin e organizuar, Muslim Ahmed në një deklaratë për AA tha: "Nën hijen e luftës që vazhdon në Rripin e Gazës, vendosëm të organizojmë iftar masiv me oriz dhe mish për palestinezët në qytetin Rafah".

"Qëllimi ynë është të gëzojmë zemrat e atyre që agjërojnë në këtë rrethim të vështirë dhe në kushte lufte dhe t'u ofronim atyre ushqim të pasur dhe ushqyes", tha Ahmed.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın