Kulturë

Në "Istanbul Photo Awards" këtë vit kryesuan fotografitë nga Gaza

Karagöz tërhoqi vëmendjen se një temë tjetër që kryesoi në "Istanbul Photo Awards 2024" ishin tërmetet e 6 shkurtit 2023 në Türkiye

Aişe Hümeyra Akgün  | 23.04.2024 - Përdıtësım : 25.04.2024
Në "Istanbul Photo Awards" këtë vit kryesuan fotografitë nga Gaza Foto: Arkiv / AA

Istanbul

Kryetari i Bordit Drejtues dhe Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Anadolu (AA), Serdar Karagöz vlerësoi fituesit e vitit të 10-të të Istanbul Photo Awards, raporton Anadolu.

Ai theksoi se këtë vit në konkurs kryesuan fotografitë të cilat tregojnë krimet e luftës që Izraeli ka kryer në Gaza. "Juria e përbërë nga emra të rëndësishëm në botën e fotografisë ndërkombëtare, vlerësoi të denjë me çmimin 'Foto e Vitit' veprën e fotografit të Reuters, Mohammed Salem, të titulluar 'Gruaja palestineze që përqafon trupin e pajetë të mbesës të saj'. Shumë reporterë si Salem duke rrezikuar jetën e tyre njoftojnë botën për gjenocidin dhe krimet kundër njerëzimit që kanë ndodhur në Gaza", tha Karagöz.

Karagöz tërhoqi vëmendjen se një temë tjetër që kryesoi në "Istanbul Photo Awards 2024" ishin tërmetet e 6 shkurtit 2023 në Türkiye.

"Vitin e kaluar si vend ne përjetuam tronditje të madhe me tërmetet e 6 shkurtit. Këtë vit shumë fotografë nga arena ndërkombëtare aplikuan në konkursin tonë me fotografi të cilat shpjegonin shkatërrimin e përjetuar në tërmete dhe frymën e solidaritetit dhe unitetit më pas. Juria jonë i dha çmimin e tretë në kategorinë 'Lajm Tek' për Adem Altan nga Agence France-Press me fotografitë që shpjegojnë tërmetin, vendin e tretë në kategorinë 'Lajm Seri' për fotografin e Politiken, Jacob Ehrbahn si dhe me çmimin 'Fotograf i Ri', për Sameer Al-Doumy, fotografin e Agence France-Press (AFP)", deklaroi Karagöz.

Ai theksoi se në konkurs në mesin e fotografëve fitues si John Stanmeyer, Adam Pretty dhe Mads Nissen që janë emra të njohur në të gjithë botën, përfshihen edhe gazetarë të pavarur nga shumë vende të ndryshme, nga Indonezia e deri në Itali.

"Do të hapin ekspozita në vende të ndryshme të botës dhe do të organizojnë evente interaktive dhe inovative në vitin e 10-të të Istanbul Photo Awards", tha Karagöz dhe përgëzoi të gjithë fotografët që fituan konkursin.

Pasi vuri në dukje se në foton e bërë nga fotoreporterja e New York Times, Samar Abu Elouf që fitoi çmimin e vendit të dytë në kategorinë 'Lajm Tek' paraqitet me foshnjën në krahë kameramani i AA-së, Mohamed Alaloul i cili humbi 4 fëmijët e tij në sulmet e Izraelit, Karagöz tha: "Me këtë rast i përcjell ngushëllimet e mia sërish vëllait tonë Mohamed Alaloul".



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.