Kulturë

Njësia Mehteran performon në New York

Shfaqja u ndjek me interes të madh nga qytetarët të cilët ishin të pranishëm

Ajdin Aliji  | 19.05.2025 - Përdıtësım : 19.05.2025
Njësia Mehteran performon në New York Foto: Selçuk Acar/AA

Shkup

Njësia Mehteran e Ministrisë së Mbrojtjes së Turqisë performoi në rrugët e qytetit të New Yorkut në SHBA, raporton Anadolu.

Njësia Mehteran e Ministrisë së Mbrojtjes Kombëtare e cila performoi në Paradën e Ditës së Turqisë dhe në ngjarje të ndryshme kulturore në New York të SHBA-së më 16-17 maj nën koordinimin e Drejtorisë së Komunikimit të Presidencës, dha gjithashtu një shfaqje në "Times Square" të dielën, më 18 maj.

Shfaqja u ndjek me interes të madh nga qytetarët të cilët ishin të pranishëm.

Mehteri është bandë ushtarake. Në kohën e Perandorisë Osmane kjo njësi bande shërbeu për të rritur moralin dhe motivimin e ushtarëve para dhe gjatë luftës si dhe për të mbjellë frikë te armiku dhe për të shkatërruar moralin e tyre. Tingulli i lartë i instrumenteve të përdorura në bandën e Mehterit dhe meloditë e tyre që jehojnë nga qielli në tokë janë gdhendur në histori.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın