Ndërron jetë në moshën 91-vjeçare stilisti italian i modës, Giorgio Armani
Ai themeloi markën Giorgio Armani në vitin 1975, duke e zgjeruar atë nga moda te stili i jetës dhe dizajni.

Bruksel
Stilisti italian i modës Giorgio Armani, themeluesi i markës luksoze që mban emrin e tij, ka vdekur në moshën 91-vjeçare, njoftoi sot kompania, transmeton Anadolu.
Armani ndërroi jetë "i rrethuar në paqe nga të dashurit e tij", thuhet në deklaratë, duke shtuar se ai ishte aktiv në punën e tij deri në ditët e tij të fundit.
Ai themeloi markën Giorgio Armani në vitin 1975, duke e zgjeruar atë nga moda te stili i jetës dhe dizajni.
Familja dhe punonjësit e tij do të vazhdojnë të udhëheqin kompaninë "duke respektuar dhe ruajtur vlerat e tij", theksohet në deklaratë.