Llokumi turk po "ëmbëlson gojët" në shumë vende të botës
Llokumi turk, përveç kërkesës së brendshme, gëzon interes edhe jashtë Turqisë. Përgatitet në shumë lloje, si me fëstëk, bajame, lajthi, me aromë trëndafili, portokalli, çokollatë, krem dhe i thjeshtë, duke lënë shije të veçantë.
Ankara
ANKARA (AA) - Turqia, ka shitur llokume me vlerë 150,4 milionë dollarë gjatë 5 viteve të fundit, ndërsa po "ëmbëlson gojët" e shumë vendeve kryesisht në SHBA dhe Evropë me këtë shije tradicionale.
Sipas informacionit të përpiluar nga Anadolu, pas muajit të Ramazanit, sheqeri, çokollata, ëmbëlsirat dhe llokumi që vendosen në raftet e dyqaneve bëhen pjesë e domosdoshme e festave çdo vit.
Për shkak të festës së Fitër Bajramit, shtohet edhe ngutja e qytetarëve për blerje, ndërsa llokumi, një nga shijet tradicionale të kulturës turke, është ndër produktet kryesore të ëmbëlsirave.
Llokumi turk, përveç kërkesës së brendshme, gëzon interes edhe jashtë Turqisë. Përgatitet në shumë lloje, si me fëstëk, bajame, lajthi, me aromë trëndafili, portokalli, çokollatë, krem dhe i thjeshtë, duke lënë shije të veçantë në gojën e njerëzve në shumë vende.
- Kontribut pozitiv në tregtinë e jashtme
Sipas të dhënave të Institutit Statistikor të Turqisë (TUIK), eksporti i lokumit turk ishte 26,1 milionë dollarë në vitin 2021. Në vitin 2022 arriti në 28,6 milionë dollarë, në 2023 ishte 29,8 milionë dollarë, ndërsa në 2024 arriti 32,1 milionë dollarë.
Vitin e kaluar eksporti i llokumeve u rrit me 5,4 për qind krahasuar me vitin paraprak, duke arritur në 33,8 milionë dollarë.
Në këtë periudhë, Turqia realizoi eksport llokumi me vlerë 150,4 milionë dollarë për 5 vitet e fundit (2021-2025), ndërsa importi ishte 189.948 dollarë. Kështu, u arrit një suficit i tregtisë së jashtme prej 150,2 milionë dollarësh për këtë produkt.
Gjatë janarit të këtij viti, Turqia eksportoi llokume me vlerë 2,6 milionë dollarë, ndërsa importi ishte 1.632 dollarë.
- 3 vendet me kërkesën më të madhe për llokumin turk
Shtetet që treguan kërkesën më të madhe për llokumin turk gjatë kësaj periudhe ishin SHBA-ja, Gjermania dhe Mbretëria e Bashkuar. Turqia gjatë 5 viteve eksportoi llokum për SHBA me vlerë 27,9 milionë dollarë, për Gjermaninë 19,7 milionë dollarë dhe për Mbretërinë e Bashkuar 19,1 milionë dollarë.
Edhe gjatë janarit të këtij viti, eksporti drejt këtyre vendeve ishte në krye të listës. Turqia shiti llokum për SHBA me vlerë 411.493 dollarë, për Gjermaninë 352.954 dollarë dhe për Mbretërinë e Bashkuar 232.794 dollarë.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
