Kulturë

Lahuta shqiptare bëhet zyrtarisht pasuri botërore e UNESCO-s për mbrojtje urgjente

Autoritetet shqiptare kanë konfirmuar se lahuta shqiptare është bërë pasuri botërore e UNESCO-s, duke theksuar se ky është një nga sukseset më domethënëse për identitetin kulturor shqiptar

Fatjon Cuka  | 09.12.2025 - Përdıtësım : 10.12.2025
Lahuta shqiptare bëhet zyrtarisht pasuri botërore e UNESCO-s për mbrojtje urgjente Erkin Keçi

Tiranë

Lahuta shqiptare është bërë pasuri botërore e UNESCO-s, pasi është shpallur zyrtarisht pasuri e trashëgimisë kulturore jomateriale për mbrojtje urgjente, transmeton Anadolu.

Autoritetet shqiptare kanë konfirmuar se lahuta shqiptare është bërë pasuri botërore e UNESCO-s, duke theksuar se ky është një nga sukseset më domethënëse për identitetin kulturor shqiptar.

"Lahuta është shpallur zyrtarisht pasuri e trashëgimisë kulturore jomateriale në listën e UNESCO-s, për mbrojtje urgjente", ka shkruar kryeministri Edi Rama në rrjetet sociale.

Në një njoftim nga Kryeministria e Shqipërisë thuhet se kjo arritje vjen pas një pune kërkimore shumëvjeçare nga disa studiues, mbështetur nga Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit dhe Fondacioni Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF).

Gjithashtu theksohet se dosja "e përgatitur sipas standardeve më të larta të UNESCO-s" u dorëzua në mars 2024.

"Arti i të kënduarit, të luajturit dhe bërjes së lahutës është shpallur zyrtarisht pjesë e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të UNESCO-s, në listën që kërkon mbrojtje urgjente. Ky është një nga sukseset më domethënëse për identitetin tonë kulturor. I lindur në krahinat veriore shqiptare dhe i trashëguar brez pas brezi, arti i lahutës ka mbajtur gjallë Eposin e Kreshnikëve, baladat dhe vlerat e trimërisë, besës, nderit dhe mikpritjes, një trashëgimi që bashkon hapësirën kulturore shqiptare nga Malësia e Madhe deri në Rugovë, Drenicë, Plavë e Guci", thuhet në njoftim.

Lahuta është vegël muzikore e përbërë nga një kasë druri, e mbuluar përsipër me lëkurë e me bisht të gjatë, që ka vetëm një fill ose vetëm një tel dhe që i bien me hark të përkulur për të përcjellë këngët.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın