Këpucari 76-vjeçar ushtron profesionin e tij me entuziazmin si në ditën e parë
"Nuk kam ndërmend të lë punën time. Do të qëndroj këtu për aq kohë sa më lejon shëndeti im. Ajo që bëjmë është t'u shërbejmë qytetarëve", tha këpucari 76 vjeçar, Suleyman Avsar.
Kocaeli
Në rrethin Dilovasi të provincës Kocaeli në Turqi, këpucari Suleyman Avsar e ushtron profesionin e tij për 45 vjet.
Avsar, 76-vjeçar, e mësoi zanatin nga një mik këpucar ndërsa punonte në një fabrikë. Për dhjetë vjet, ai punoi dhe riparoi këpucë në kohën e tij të lirë.
Pasi doli në pension nga fabrika, ai përmirësoi aftësitë e tij në prodhimin dhe riparimin e këpucëve dhe hapi dyqanin e tij rreth 35 vjet më parë.
Duke dashur të vazhdojë profesionin e tij për aq kohë sa ia lejon shëndeti, gjyshi Suleyman ankohet për vështirësinë në gjetjen e praktikantëve për të dhënë mësim.
Suleyman Avsar për Anadolu tha se e do punën e tij.
Duke shpjeguar se deri më tani nuk ka pasur probleme me klientët e tij, Avsar tha: "Unë punoj vetëm. Nuk marr ndihmë nga askush gjatë javës. Fëmijët e mi vijnë dhe punojnë gjatë fundjavëve".
Duke thënë se brezi i ri po i drejtohet profesioneve të ndryshme, Avsar tha: "Nuk kam ndërmend të heq dorë. Për sa kohë që shëndeti im e lejon, do të jem këtu. Ajo që bëjmë është t'u shërbejmë qytetarëve".
Suleyman Avsar shtoi se ka marrë edhe reagime pozitive nga klientët.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
