Këngëtarja Dua Lipa do të performojë në “Sunny Hill” këtë fundjavë në Prishtinë
Artisti turk i muzikës pop Edis dhe artistja kosovare me famë botërore Dua Lipa do të performojnë në ditën e parë të festivalit, më 1 gusht.

Prishtinë
Artistë të shumtë, përfshirë këngëtaren me famë botërore Dua Lipa dhe këngëtarin turk Edis Görgülü, do të performojnë në Festivalin Sunny Hill, i cili do të mbahet në Prishtinë, kryeqytetin e Kosovës, nga 1 deri në 3 gusht, transmeton Anadolu.
Organizatorët e festivalit, nëpërmjet një njoftimi, kanë njoftuar se mijëra bileta nga më shumë se 60 vende të botës, përfshirë një interesim më të madh këtë edicion edhe nga Turqia, tashmë i kanë blerë biletat dhe kanë rezervuar hotelet e bujtinat, për edicionin e ri të Sunny Hill Festival.
Ndërkohë, u njoftua se mbushja e hoteleve në Prishtinë tejkaloi 95 për qind gjatë periudhës 1-3 gusht të festivalit.
Artistë të njohur botërisht, përfshirë Dua Lipën, Shawn Mendes, Anyma, Peggy Gou, Mochakk dhe Fatboy Slim, do të performojnë në festivalin i cili mbahet në Bërnicë të Ulët, shumë afër Prishtinës.
Artisti turk i muzikës pop Edis dhe artistja kosovare me famë botërore Dua Lipa do të performojnë në ditën e parë të festivalit, më 1 gusht.
Festivali Sunny Hill, i cili ka pritur yje ndërkombëtarë si Calvin Harris, Miley Cyrus, Martin Garrix dhe Bebe Rexha, organizohet nga Fondacioni Sunny Hill, i themeluar nga këngëtarja kosovare Dua Lipa dhe babai i saj, Dukagjin Lipa. Fondacioni përdor të ardhurat e tij për t'u mundësuar banorëve të rinj të Kosovës të shfaqin talentet e tyre përmes muzikës dhe artit.
Sunny Hill Festival ka thënë se këtë vit do të shënojë edicionin më të madh në historinë e festivalit.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.