Këngëtari britanik Robbie Williams mbajti koncert në Bodrum të Türkiyes
Williams interpretoi këngët e tij të njohura, duke përfshirë këngën legjendare "Feel"
Muğla
Ylli britanik i muzikës pop, Robbie Williams, mbajti një koncert të enjten për herë të parë në destinacionin e njohur turistik të Türkiyes, Bodrum, raporton Anadolu.
Williams doli në skenë në një hotel në këtë zonë turistike.

Ai interpretoi këngët e tij të njohura, duke përfshirë këngën legjendare "Feel", ndërsa u përfshi me simpatizantët e tij në biseda të herëpashershme.
Williams, 49 vjeç, ka shitur 85 milionë albume në mbarë botën në karrierën e tij 25-vjeçare solo dhe ka publikuar 13 albume.

Ai është i njohur për hitet si "Let Me Entertain You", "Rock DJ", "Kids", "She’s The One", "Feel" dhe "Angels".
