"Kulla Maqedonase" në Edirne do t'i mirëpresë vizitorët me konceptin e "Kullës së Gallatës"
Pas përfundimit të restaurimit, turistët vendas dhe ndërkombëtarë do të jenë në gjendje të hyjnë në tarracë nëpërmjet një ashensori brenda kullës, ku do të jenë në gjendje të shohin fotografi të qytetërimeve që themeluan Edirnenë në mure.

Edirne
"Kulla Maqedonase", një vend i trashëgimisë romake që aktualisht po restaurohet në Edirne të Turqisë, po përgatitet të mirëpresë vizitorët me konceptin "Kulla e Galatës", raporton Anadolu.
Puna e restaurimit, e filluar në vitin 2021 nga Ministria e Kulturës dhe Turizmit, vazhdon në kullë dhe në vendin arkeologjik përreth.
Si pjesë e kësaj pune, muret e kullës janë përforcuar. Zona përreth kullës është pastruar nga bimët me rrënjë të thella dhe barërat e këqija që po dëmtonin strukturën.
Kulla është restauruar në gjendjen e saj origjinale, dhe materialet e çimentos nga strukturat e vendosura në vendin arkeologjik janë hequr dhe janë zëvendësuar me llaçin origjinal.
Pas përfundimit të restaurimit, turistët vendas dhe ndërkombëtarë do të jenë në gjendje të hyjnë në tarracë nëpërmjet një ashensori brenda kullës, ku do të jenë në gjendje të shohin fotografi të qytetërimeve që themeluan Edirnenë në mure.
Kulla Maqedonase, e cila do të ridizajnohet me karakteristika të ngjashme me "Kullën e Gallatës", do të bëhet një atraksion i ri në qytet.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.