Kosovë, mbahet edicioni i pestë i Festivalit Ndërkombëtar të Operës
Festivali, i cili organizohet nga tenori shqiptar i njohur ndërkombëtarisht, Ramë Lahaj, ka mbledhur në Prishtinë yje ndërkombëtare të operas të cilët janë të ftuar special në këtë edicion

Prishtinë
Në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë, po mbahet edicioni i pestë i Festivalit Ndërkombëtar të Operës, raporton Anadolu.
Festivali, i cili organizohet nga tenori shqiptar i njohur ndërkombëtarisht, Ramë Lahaj, ka mbledhur në Prishtinë yje ndërkombëtare të operas të cilët janë të ftuar special në këtë edicion.
Natën e 30 korrikut, para objektit të Bibliotekës Kombëtare në Prishtinë performoi një nga yjet botërore të lirikës, mezzosopranoja gjeorgjiane me famë ndërkombëtare, Anita Rachvelishvili, e cila mblodhi një numër të madh të qytetarëve të moshave të ndryshme të cilët admirojnë këtë lloj interpretimi artistik.
Në këtë festival po merr pjesë edhe Ramón Vargas, një nga tenorët më të mëdhenj të operës botërore.
Festivali mbyllet më 2 gusht, me një gala mbrëmje nga “Ramë Lahaj & Friends” si dhe Roberto Rizzi Bringoli, në sheshin “Skënderbeu” në kryeqytet.
Tenori shqiptar Ramë Lahaj dhe disa prej yjeve ndërkombëtare të operës u pritën gjatë ditës në një takim edhe nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani, e cila vlerësoi lart angazhimin Lahajt në promovimin e artit dhe të kulturës së Kosovës në skenat botërore.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.