Instituti "Yunus Emre" në Maqedoninë e Veriut vazhdon të ofrojë kurse në gjuhën turke
Ndërsa turqishtja është ndër gjuhët e huaja më të preferuara në Ballkanin Perëndimor, Instituti "Yunus Emre" (YEE) ofron kurse turqisht, ashtu edhe si aktivitete kulturore për qytetarët e vendeve të rajonit.
Shkup
Instituti "Yunus Emre" (YEE) në Shkup, kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut, shquhet si zgjedhja e parë e maqedonasve, shqiptarëve dhe boshnjakëve për të mësuar turqisht.
Ndërsa turqishtja është ndër gjuhët e huaja më të preferuara në Ballkanin Perëndimor, YEE ofron si kurse turqisht, ashtu edhe aktivitete kulturore për qytetarët e vendeve të rajonit.
Pjesëmarrësit që po mësojnë turqishten në YEE Shkup, në një deklaratë për Anadolu rrëfyen rreth interesit të tyre për turqishten dhe procesit e mësimit të gjuhës.
Martina Mitreska, një studente 19-vjeçare e vitit të parë në universitet, tha se mësoi turqisht nga serialet televizive dhe filloi të ndiqte një kurs në YEE për të konsoliduar njohuritë e saj.
Mitreska, duke treguar se ka një interes të lartë për serialet televizive turke në vend, tha: "(Në Maqedoninë e Veriut) Njerëzit dinë shumë fjalë turke dhe ne i përdorim ato. Kultura është gjithashtu e ngjashme, për shembull, ushqimi është i njëjtë, disa nga këngët dhe muzika janë të njëjta, dhe ka ëmbëlsira dhe gatime turke në çarshi."

Ajo tha se të mësuarit e turqishtes e ndihmoi të komunikonte kur shkoi në Turqi dhe se dëshiron të punojë në një punë ku mund ta përdorë turqishten në të ardhmen.
Mitreska, e cila ndoqi gjithashtu Shkollën Verore të ofruar nga YEE për pjesëmarrësit në kurs, tha:
"Shkova në Kastamonu për një muaj dhe pastaj shkuam në Stamboll për javën e fundit. Kishte studentë atje nga vende të ndryshme. Flisnim vazhdimisht turqisht me ta dhe kështu e përmirësova turqishten time. Ishte shumë e mirë dhe argëtuese. Kaloi shumë shpejt. Një muaj është një kohë e gjatë, por përsëri kaloi shumë shpejt. Ne gjithmonë bënim diçka. Kishte kurse dhe aktivitete; udhëtonim dhe shkonim në koncerte".
- "E zhvillova turqishten time në shkollën verore"
Një tjetër pjesëmarrës i kursit, 22-vjeçari Filip Naumovski, i diplomuar në Gjuhë dhe Letërsi Maqedonase, tregoi se e mësoi turqishten nga serialet televizive, duke shtuar se dinte pak turqisht kur erdhi në YEE dhe se do të vazhdojë në nivelin B2 këtë vit.
Naumovski tha se shkoi në Niğde si pjesë e Projektit të Shkollës Verore dhe bëri miq nga vende të tilla si Libani, Palestina, Maroku, Egjipti, Tunizia, Gjeorgjia, Rusia dhe Argjentina.

Duke vënë në dukje se ai ende mban kontakt me miqtë që i ka njoftuar në Shkollën Verore, Naumovski tha: "Jam shumë i lumtur që i takova. Jam shumë i lumtur që i takova në një mjedis të tillë sepse nuk mund të flisja maqedonisht me ta. E zhvillova turqishten time atje dhe jam shumë i lumtur që e bëra. Jam shumë i lumtur që shkova në shkollën verore. Jam shumë i lumtur që takova njerëz kaq të mirë."
"Gjithçka ishte shkëlqyeshëm. Siç e dimë të gjithë, turqit janë shumë mikpritës. Kaluam shumë mirë dhe gjithçka ishte e mrekullueshme. Më pëlqeu shumë ushqimi dhe mësuesit tanë ishin të shkëlqyer, si nga TÖMER, ashtu edhe nga YEE. Jam shumë i lumtur që mora pjesë", shtoi ai.
- "Turqit janë njerëz shumë mikpritës, ushqimi është shumë i mirë"
Angela Vasileva, një studente 21-vjeçare e Gjuhës dhe Letërsisë Turke, shpjegoi se ka mësuar turqisht që në moshë të vogël dhe se këngët ia tërheqin vëmendjen më shumë, duke e përshkruar gjuhën turke si një "gjuhë shumë melodike".

Vasileva pohoi se do të vazhdojë të mësojë turqisht në nivelin B1 këtë vit, duke shtuar se po shqyrton mundësinë e punës si përkthyese në të ardhmen dhe se të mësuarit e turqishtes do të ishte i dobishëm për të në këtë drejtim.
Ajo deklaroi se ndoqi një shkollë verore në Denizli për një muaj, duke shtuar: "Ne bëmë disa miq të mrekullueshëm dhe ende jemi në kontakt. Unë bëra më shumë miqësi me njerëz nga Omani dhe Bahreini. Kishte njerëz nga shumë vende të ndryshme: Venezuela, Lituania, Franca dhe gjithçka shkoi shumë mirë. Jam shumë e lumtur që shkova".
Vasileva tha se turqishtja është një gjuhë e bukur dhe se ajo e do kulturën turke. "Qyteti im i preferuar është Stambolli. Turqit janë njerëz shumë mikpritës dhe ushqimi është shumë i mirë", tha ajo.
- Në kurset e Institutit shqiptarët, maqedonasit dhe boshnjakët mësojnë turqisht
Koordinatori i YEE-së për Shkupin, Yunus Dilber, tha se Instituti ofron edhe kurse të gjuhës turke, përveç aktiviteteve kulturore. "Aktualisht kemi rreth 170 kursistë aktivë. Gjithashtu kemi kursistë edhe në ministritë e vendit", tha Dilber.

Dilber vuri në dukje se në mesin e pjesëmarrësve ka shqiptarë, maqedonas dhe boshnjakë nga Maqedonia e Veriut, dhe se pesë pjesëmarrës nga vendi u dërguan në shkollën verore të mbajtur në Turqi këtë vit.
Ai tha se kursistët u kthyen nga shkolla verore në Turqi shumë të lumtur. "Sigurisht, mundësia për të shkuar në vendin ku e mësuan gjuhën dhe për ta praktikuar atë, për të vëzhguar jetën kulturore dhe artistike nga afër dhe për të përfituar nga shumë mundësi i motivon studentët. Ata vazhdojnë të mësojnë turqisht me shumë entuziazëm edhe pas kthimit", tha Dilber.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
