Kulturë

Hapen aplikimet për edicionin e 10-të të Istanbul Photo Awards

Konkursi ndërkombëtar i fotografisë së lajmeve, i organizuar nga Anadolu për të dhjetën herë, synon të mbështesë fotografinë e shtypit

Merve Berker  | 17.11.2023 - Përdıtësım : 20.11.2023
Hapen aplikimet për edicionin e 10-të të Istanbul Photo Awards

Ankara

Janë hapur aplikimet për vitin e 10-të të Istanbul Photo Awards, ku garojnë fotografi nga ngjarjet më të spikatura botërore.

Konkursi ndërkombëtar i fotografisë së lajmeve, i organizuar nga Anadolu për të dhjetën herë, synon të mbështesë fotografinë e shtypit.

Çdo vit, rreth 20.000 fotografi dërgohen në Istanbul Photo Awards, organizim i cili njihet si një nga konkurset më të mira të fotografisë në botë.

Nuk ka asnjë kërkesë që aplikantët të jenë të lidhur me një organizatë shtypi për të aplikuar për konkursin, i cili është i hapur vetëm për pjesëmarrjen e fotografëve profesionistë.

Fotografët mund të marrin pjesë në konkurs me fotografi që kanë rëndësi lajmi, të realizuara nga 1 janari deri më 31 dhjetor 2023.

Regjistrimet pranohen në 10 kategori: Lajm tek, Lajm seri, Sport tek, Sport seri, Natyrë dhe Mjedis tek, Natyrë dhe Mjedis seri, Jetë e Përditshme tek, Jetë e Përditshme seri, si dhe kategoritë Portret tek dhe Portret seri.

Konkurrentët kanë të drejtë të aplikojnë në të gjitha kategoritë dhe mund të dorëzojnë foto të publikuara dhe të pa publikuara.

Informacione të gjera në lidhje me kërkesat e aplikimit të konkursit, fotografët dhe detajet rreth fotografisë janë të disponueshme në faqen e internetit të garës.

Çmimi Fotografia e Vitit do t’i jepet fotografisë që qëndron në vendin e parë në kategorinë Lajm tek dhe fotoreporteri/ja do të marrë një çmim prej 6.000 dollarësh.

Fituesit e vendit të parë në secilën kategori do të shpërblehen me nga 3.000 dollarë, fituesit e vendit të dytë me 1.500 dollarë dhe fituesit e vendit të tretë 1.000 dollarë.

Dy çmime të veçanta me vlerë 1.000 dollarë do të jepen për punime në lidhje me diskriminimin, të bëra në të gjitha kategoritë seri, si dhe veprat e fotografëve të rinj nën moshën 28 vjeç, veçanërisht për 10-vjetorin e konkursit.

Juria e konkursit, me figura të shquara nga bota e fotografisë, do të shpërblejë fotot më të mira në prill.

Anëtarët e jurisë do të vlerësojnë fotot e paraqitura nga shumë këndvështrime të ndryshme, si aftësia teknike, perspektiva, lëvizja dhe emocionet.

Aplikimet janë të hapura vetëm në istanbulphotoawards.com deri më 17 janar.

Për më tepër, informacione për fotot, ekspozitat, albumet fotografike dhe anëtarët e jurisë, që kanë marrë çmime në vitet e fundit, mund të gjenden gjithashtu në faqen e internetit të konkursit.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın