Galipoli i Turqisë bëhet atraksion zhytjeje mes relikteve të Luftës së Parë Botërore
Parku Historik Nënujor i Galipolit përmban rrënojat e anijeve luftarake të fundosura gjatë Fushatës së Galipolit, duke u ofruar vizitorëve një pasqyrë të historisë mbi një shekull të vjetër që pushon në fund të detit
Shkup
Parku Historik Nënujor i Galipolit në Turqinë veriperëndimore është shndërruar në një nga destinacionet më të njohura për ata që kërkojnë të zbulojnë historinë e Luftës së Parë Botërore nën valët e detit, raporton Anadolu.
I vendosur pranë Zonës Historike të Gadishullit të Galipolit, parku përmban rrënojat e anijeve luftarake të fundosura gjatë Fushatës së Galipolit, duke u ofruar vizitorëve një pasqyrë të historisë mbi një shekull të vjetër që pushon në fund të detit.
Që prej hapjes së tij në vitin 2021, rreth 15.000 zhytës nga Turqia dhe vende të tjera kanë eksploruar këtë vend, i cili mundëson zhytje në 23 anije të ndryshme të fundosura, përfshirë edhe anije ikonike nga betejat e vitit 1915.
Zyrtarët e përshkruajnë parkun si të vetmin park nënujor në botë që ka për temë Luftën e Parë Botërore, duke bashkuar historinë, kulturën dhe jetën detare në një përvojë unike zhytjeje.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
