Franca identifikon shtëpinë e saj më të vjetër të ndërtuar në vitet 1090-91
Ekspertët thonë se zbulimi shënon një hap të rëndësishëm për trashëgiminë arkitekturore të Francës, duke ofruar një pamje të rrallë të jetës së përditshme para gati një mijë vitesh.
Shkup
CLUNY (AA) - Hulumtimet kanë konfirmuar se një rezidencë prej guri e njohur si “Shtëpia e Farmacistëve” në qytetin Cluny në verilindje të Francës është shtëpia më e vjetër në vend e ndërtuar në dimrin e viteve 1090-91, raporton Anadolu

Ndërtesa dikur e banuar nga një farmacist mesjetar, ruan tipare origjinale të arkitekturës romaneske.

Pronari aktual, Jean-Denis Salveque, restaurues dhe entuziast i arkitekturës mesjetare, ka mbikëqyrur rinovimet për të mbrojtur dhe ruajtur pronën.
Ekspertët thonë se zbulimi shënon një hap të rëndësishëm për trashëgiminë arkitekturore të Francës, duke ofruar një pamje të rrallë të jetës së përditshme para gati një mijë vitesh.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
