Kulturë

Filmi "Aroma e së Kaluarës", i cili rrëfen një histori dashurie nga Maqedonia e Veriut do të shfaqet në Turqi

Filmi i zhanrit dramë, i xhiruar në Maqedoninë e Veriut, trajton një histori dashurie gjatë procesit të shpërbërjes së Jugosllavisë

Aişe Hümeyra Akgün  | 30.03.2026 - Përdıtësım : 30.03.2026
Filmi "Aroma e së Kaluarës", i cili rrëfen një histori dashurie nga Maqedonia e Veriut do të shfaqet në Turqi

Stamboll

Filmi bashkëprodhim i Televizionit shtetëror të Turqisë (TRT) "Geçmişin Kokusu" (Aroma e së Kaluarës), i cili sjell në ekranin e madh një histori dashurie në sfondin historik të Maqedonisë së Veriut, do të shfaqet para publikut më 24 prill në Turqi, transmeton Anadolu.

Sipas njoftimit të TRT-së, filmi që niset nga motoja "E ardhmja ndonjëherë fshihet në të kaluarën", ka në rolet kryesore Gulsim Ali Ilhan, Gorkem Sevindik dhe Emir Benderlioglu.

Filmi i zhanrit dramë, i xhiruar në Maqedoninë e Veriut, trajton një histori dashurie gjatë procesit të shpërbërjes së Jugosllavisë.

Në film, skenarin dhe regjinë e të cilit e ka bërë Serkan Ozarslan, Gorkem Sevindik i jep jetë personazhit "Salih", Gulsim Ali Ilhan personazhit "Elina" dhe Emir Benderlioglu personazhit "Murat".

Përmbledhja e subjektit të filmit është si në vijim:

"Gjatë procesit të shpërbërjes së Jugosllavisë, në Shkup, Salih, i cili dëshmon ngjarjet që ndodhin në shtëpinë e tij 500-vjeçare, bën çmos kundër ndryshimeve në rritje dhe individualizimit në lagjen e tij. Megjithatë, ekuilibrat përmbysen kur shoqja e tij e fëmijërisë Elina, me të cilën është rritur në të njëjtën lagje, kthehet në qytet si përfaqësuese e një organizate të shoqërisë civile. Ndërsa rritet shqetësimi dhe hapet rruga për një periudhë të errët ku fqinjët përplasen me njëri-tjetrin, Salih, duke mos mundur të qëndrojë spektator ndaj gjithë këtyre zhvillimeve, e gjen veten në një përballje të madhe si me dashurinë e tij të fëmijërisë, ashtu edhe me forcat që qëndrojnë pas saj".



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.