Filloi edicioni i 14-të i filmit dokumentar kreativ "MakeDox"
Sipas paralajmërimeve, në festival do të projektohen rreth 75 filma dokumentarë, ndërsa është paralajmëruar prania e mbi 100 të ftuarve të huaj
Shkup
Admirues të shumtë të filmit dokumentar u mblodhën sonte në Kurshumli Han në Çarshinë e Shkupit, ku filloi edicioni i 14-të i filmit dokumentar kreativ "MakeDox", i cili zhvillohet nga 17 deri më 24 gusht, raporton Anadolu.
Festivali këtë vit mbahet me moton #prite (#cutit), ndërsa fokusi tematik i festivalit është montimi i filmave dokumentarë.
Sipas paralajmërimeve, në festival do të projektohen rreth 75 filma dokumentarë, ndërsa është paralajmëruar prania e mbi 100 të ftuarve të huaj.
Siç thanë organizatorët, festivali do të mbahet në 4 lokacione: Kurshumli Han, Muzeu i Maqedonisë, Qendra Kulturore Rinore dhe Suli Han, ndërsa masterklasat do të mbahen në Hamamin e Daut Pashës.
Festivali u hap me filmat "Mbi minierën" nga Theo Audoire dhe Lova Carlson nga Franca dhe filmi "Duke e luajtur Pinën" nga Florian Hessen Siob nga Gjermania.
Programi i filmit i edicionit të 14-të të festivalit "MakeDox" është i ndarë në pesë kategori: Programi kryesor, Autorë të rinj, Dokumentarë të shkurtër, Dokumentarë studentorë dhe Programi për Fëmijë dhe të Rinj.
Festivali “MakeDox” këtë vit mbështetet nga Agjencia e Filmit e Maqedonisë së Veriut, Programi MEDIA i “Evropa Krijuese”, si dhe disa organizata dhe fondacione të tjera, përfshirë Institutin “Yunus Emre” Shkup.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
