Kulturë

Festivali Sunny Hill u hap mbrëmë me pjesëmarrje masive në Prishtinë

Në natën e parë të festivalit, emra të famshëm, përfshirë artistin turk të muzikës pop Edis dhe artisten kosovare me famë botërore Dua Lipa, dolën në skenë.

Agim Sulaj  | 02.08.2025 - Përdıtësım : 02.08.2025
Festivali Sunny Hill u hap mbrëmë me pjesëmarrje masive në Prishtinë Foto: Eren Beksaç/AA

Prishtinë

Është hapur mbrëmë festivali “Sunny Hill”, në Bërnicë të Ulët, më pak se 9 kilometra nga Prishtina, me pjesëmarrjen e një audience masive, raporton Anadolu.

I organizuar nga Fondacioni Sunny Hill, i themeluar nga Dua Lipa dhe babai i saj, Dukagjin Lipa, festivali u organizua në Prishtinë nga pjesëmarrësit që mbushën ambientet hektarëshe të festivalit duke filluar nga mesdita.

Në natën e parë të festivalit, emra të famshëm, përfshirë artistin turk të muzikës pop Edis dhe artisten kosovare me famë botërore Dua Lipa, dolën në skenë.

Performanca e Edisit u ndoq me interes nga mijëra të pranishëm në zonë.

Emra tjerë të të famshëm botërorë të muzikës si Shawn Mendes, Anyma, Peggy Gou dhe Mochakk do të performojnë në këtë festival, i cili do të zgjasë deri më 3 gusht.

Zyrtarët raportuan se më shumë se 40.000 të ftuar nga vende të ndryshme erdhën për festivalin dhe se nëpër hotelet e Prishtinës ishin zënë tashmë mbi 95 për qind të vendeve të lira.

Në një deklaratë me shkrim, organizatorët e festivalit vunë në dukje se interesi nga Turqia ishte i lartë këtë vit dhe u shitën mijëra bileta.

Festivali Sunny Hill, i cili ka pritur yje botërorë si Calvin Harris, Miley Cyrus, Martin Garrix dhe Bebe Rexha, organizohet nga Fondacioni “Sunny Hill”, i themeluar nga Dua Lipa dhe babai i saj, Dukagjin Lipa. Fondacioni, me të ardhurat e tij, u mundëson të rinjve të Kosovës të shfaqin talentet e tyre përmes muzikës dhe artit.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın