Kulturë

Festivali “MakeDox” do të mbahet nga 18 deri më 25 gusht në Shkup

Duke theksuar se këtë vit pritet të kenë 70 mysafirë të huaj nga e gjithë Evropa në festival, Nabakov tha se ata kanë një perspektivë të re në festival, që siç theksoi ai, mundëson hapësirë për të krijuar ide të reja

Husamedin Gina  | 10.08.2022 - Përdıtësım : 11.08.2022
Festivali “MakeDox” do të mbahet nga 18 deri më 25 gusht në Shkup

Shkup

Edicioni i 13-të i festivalit të filmit dokumentar kreativ “MakeDox” do të mbahet nga data 18 deri më 25 gusht në Shkup, raporton Anadolu Agency (AA).

Në konferencën për media të mbajtur para Qendrës Kulturore Rinore, drejtori ekzekutiv i festivalit, Darko Nabakov, prezantoi programin e plotë të festivalit.

Nabakov theksoi se festivali "MakeDox" do të mbahet në katër lokacione në Shkup, përkatësisht në Kurshumli An, para Muzeut të Maqedonisë, Qendrës Kulturore Rinore, si dhe para "Europe House".

“Këtë vit festivali bart moton e përzgjedhjes së ideve dhe fokusi i festivalit është zhvillimi i ideve”, theksoi Nabakov.

Duke theksuar se këtë vit pritet të kenë 70 mysafirë të huaj nga e gjithë Evropa në festival, Nabakov tha se ata kanë një perspektivë të re në festival, që siç theksoi ai, mundëson hapësirë për të krijuar ide të reja.

Petrula Veljanovska, përzgjedhëse e festivalit "MakeDox", theksoi se në adresën e festivalit kanë mbërritur filma nga të gjitha kontinentet e botës dhe njoftoi se festivali do të hapet të enjten më 18 gusht me dokumentarin "All that Breathes" (Gjithçka që merr frymë) të regjisorit Shaunak Sen, një film i cili është një bashkëprodhim indiano-britanik.

Edicioni i 13-të i "MakeDox" mbështetet nga Agjencia e Filmit, Instituti "Yunus Emre" - Shkup, si dhe nga organizata të tjera.

Biletat për festivalin e filmit dokumentar kreativ “MakeDox” mund të blihen përmes faqes së internetit https://mktickets.mk.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın