Bota, Kulturë

Fenomeni "Manhattanhenge" tërheq turma për perëndimin spektakolar të diellit në New York

Manhattanhenge është një fenomen natyror ku perëndimi i diellit përputhet në mënyrë të përkryer me rrjetin rrugor të qytetit dhe ndodh dy herë në vit.

Shpetim Hiseni  | 12.07.2025 - Përdıtësım : 13.07.2025
Fenomeni "Manhattanhenge" tërheq turma për perëndimin spektakolar të diellit në New York Foto: Lokman Vural Elibol/AA

Shkup

Banorë dhe turistë u mblodhën përgjatë Rrugës së 42-të në Manhattan të New Yorkut të premten për të dëshmuar fenomenin “Manhattanhenge” për herë të dytë në vitin 2025, raporton Anadolu.

Pavarësisht qiellit me re, turma të mëdha njerëzish dolën për të parë pamjen e rrallë, e cila ndodh dy herë në vit në New York. Ndërsa perëndonte, dielli ai u rreshtua saktësisht midis ndërtesave të larta, duke ofruar një moment simetrie vizuale unike për planimetrinë urbane të Manhattanit.

Manhattanhenge është një fenomen natyror ku perëndimi i diellit përputhet në mënyrë të përkryer me rrjetin rrugor të qytetit, ndërsa njihet edhe si “Solstici i Manhattanit.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın