Erdoğan: Popujt egjiptian dhe turk kanë unitet të bazuar në histori
"Si miq, ne përpiqemi të rivendosim unitetin tonë historik me popullin egjiptian", tha Erdoğan
Ankara
Mes aktualizimit të çështjes për bisedime të reja eksploruese midis Ankarasë dhe Kajros, presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, ka theksuar miqësinë e lashtë midis popullit turk dhe atij egjiptian, raporton Anadolu Agency (AA).
Pas faljes së namazit të xhamisë në Stamboll, presidenti Erdoğan gazetarëve u tha se "popujt egjiptian dhe turk kanë një unitet të bazuar në histori".
"Si miq, ne përpiqemi të rivendosim unitetin tonë historik me popullin egjiptian", tha Erdoğan.
Komentet e presidentit turk vijnë dy ditë pas bisedimeve eksploruese midis Turqisë dhe Egjiptit në kryeqytetin Kajro, bisedime të cilat dje në një njoftim të përbashkët për media nga të dyja palët u quajtën "të sinqerta dhe të thelluara".
Të dy vendet shkëmbyen sinjale pozitive për vendosjen e kontakteve dhe dialogut, përfshirë bisedimet e mundshme për të përcaktuar kufijtë e tyre detar në Mesdheun Lindor.
Presidenti turk foli edhe lidhur me vaksinat e koronavirusit të ri (COVID-19), duke theksuar se vendi vazhdon përpjekjet për të përfunduar zhvillimin e një vaksine turke përderisa vazhdon të sigurojë vaksina të tjera për publikun turk.
"Sapo të jenë gati, Turqia do t'i ndajë vaksinat e saj COVID-19 me të gjithë", tha Erdoğan, duke shtuar se shkenca nuk është për disa pjesë të shoqërisë apo botës, por për të gjithë.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.