Kulturë

Ekspozita “Posterë për pemën e ullirit në ekzil” hapet në Londër më 15 janar

Ekspozita, e përgatitur nga artisti turk Yusuf Aygec dhe kurator i së cilës është Samed Karagoz, fokusohet në shkatërrimet e shkaktuara nga sulmet e pandërprera izraelite ndaj Gazës që nga tetori i vitit 2023

Aişe Hümeyra Akgün  | 12.12.2025 - Përdıtësım : 12.12.2025
Ekspozita “Posterë për pemën e ullirit në ekzil” hapet në Londër më 15 janar

Stamboll

Ekspozita “Posterë për pemën e ullirit në ekzil”, e organizuar nga Galeria P21 dhe Saka Art, ndërsa e përgatitur nga artisti turk Yusuf Aygec, do t’u prezantohet dashamirëve të artit në Londër, raporton Anadolu.

Ekspozita, kurator i së cilës është Samed Karagoz, do të jetë e hapur për vizitorë në Galerinë P21 në Londër nga 15 deri më 30 janar të vitit 2026.

Ekspozita fokusohet në shkatërrimet e shkaktuara nga sulmet e pandërprera izraelite ndaj Gazës që nga tetori i vitit 2023, duke vënë në qendër temën e ruajtjes së kujtesës dhe dëshmisë në kontekstin e vlerësimeve të organizatave ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, të cilat këto sulme i përshkruajnë si “gjenocidale”.

Shumë prej veprave të artistit turk Aygec në ekspozitë mbajnë gjurmë nga vargjet e Mahmoud Darwish-it, i cili konsiderohet poeti kombëtar i Palestinës.

Ekspozita gjithashtu thekson rolin e artit si një hapësirë etike të dëshmisë përballë katastrofës humanitare të shkaktuar nga sulmet izraelite mbi Gazën pas vitit 2023.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.