Bota, Kulturë

Ekspozita Istanbul Photo Awards 2023 hapet në New York

Vizitorët në ekspozitë patën mundësinë të shohin një llojllojshmëri fotografish duke filluar nga lufta Ukrainë-Rusi deri te ngjarjet në Palestinë, trafikimi i fëmijëve në Nigeri, ndryshimet mjedisore të shkaktuara nga litiumi...

Servet Günerigök  | 02.11.2023 - Përdıtësım : 03.11.2023
Ekspozita Istanbul Photo Awards 2023 hapet në New York Foto: Fatih Aktaş/AA

Washington

Edicioni i dytë i Istanbul Photo Awards 2023, konkursit ndërkombëtar të fotografisë së lajmeve të organizuar nga Anadolu, dje është hapur në New York.

Ekspozita do të zgjasë deri më 8 nëntor në Blue Gallery.

Në hapje të ekspozitës morën pjesë presidenti dhe shefi ekzekutiv i Anadolu-t, Serdar Karagöz, komisari i New Yorku-t për Çështjet Ndërkombëtare, Edward Mermelstein, konsulli i përgjithshëm i Türkiyes në New York, Reyhan Özgür, si dhe përfaqësues të huaj, akademikë dhe figura të shquara në botën e fotografisë.

Në mesin e figurave të shquara ishin Aaron Jackson, menaxher i deskut të fotografive në selinë e Associated Press në New Jork dhe fotografin Alain Schroeder, fitues i çmimeve i cili ishte njohur në edicionet e mëparshme të konkursit.

Ngjarja u organizua me mbështetjen e Nikon Türkiye, Agjencinë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) dhe Turkish Airlines, ndërsa në ekspozitë do të prezantohen punimet e 29 fotografëve që siguruan çmime në edicionin e 9-të të konkursit.

Përveç kësaj, në galeri janë ekspozuar edhe fotografitë e mëparshme që u vlerësuara me çmime, ku theksohet tema e Palestinës.

Vizitorët në ekspozitë patën mundësinë të shohin një llojllojshmëri fotografish duke filluar nga lufta Ukrainë-Rusi deri te ngjarjet në Palestinë, trafikimi i fëmijëve në Nigeri, ndryshimet mjedisore të shkaktuara nga litiumi, studimet e kafshëve të egra në Tajlandë, Kupa Botërore në Katar, ndeshjet me dema në Portugali, akullthyesit në Detin Arktik dhe personat me albinizëm në kontinentin afrikan, të cilat ofrojnë një pasqyrë gjithëpërfshirëse të ngjarjeve globale të vitit të kaluar.

Gjithsej 29 fotografë morën çmime në 10 kategori në konkursin e këtij viti. Çmimi i kërkuar "Foto e Vitit" shkoi për Sergey Kozlov, një fotograf nga Agjencia Evropiane Pressphoto (EPA), për punën e tij të titulluar "Lufta Ukrainë-Rusi", e cila u vlerësua nga juria ndërkombëtare.

- "Fuqia e fotografisë"

Gjatë hapjes së ekspozitës, Karagöz tha se 165 fotografitë e ekspozuara paraqesin "versionin e ndërprerë të çdo momenti".

Ai theksoi se Anadolu "ka besuar gjithmonë në fuqinë e fotografisë që nga themelimi i saj, duke e njohur fotografinë si një komponent jetik të lajmit".

"Në vitin e saj të 9-të, konkursi ynë ka evoluar në një platformë globale me 16 mijë fotografë të regjistruar, duke u vendosur si një nga konkurset më të vlerësuara të fotografisë së lajmeve në nivel ndërkombëtar", tha Karagöz.

Ai shtoi se në konkurs marrin pjesë fotografë nga e gjithë bota, duke prezantuar fotografi të vetme dhe seri në të gjitha kategoritë si lajmet, sporti, mjedisi, portrete dhe jeta e përditshme.

Më tej, Karagöz njoftoi se ekspozita e radhës do të mbahet në Londër në ditët në vijim.

Komisari Mermelstein, nga ana e tij, përshëndeti organizatorët, pjesëmarrësit dhe fituesit e konkursit. Ai tha se ekspozita qëndron si një formë arti domethënëse në ndriçimin e çështjeve thelbësore.

Mermelstein tha se konkursi i fotografisë në Anadolu luan një rol vendimtar në rrëfimin e historive të rëndësishme globale dhe nxitjen e një kuptimi më të thellë kulturor.

Ndërkaq, konsulli Özgür në fjalën e tij potencoi qëllimin e rëndësishëm të konkursit dhe ekspozitës, duke theksuar se "fotografitë janë gdhendur në histori".

Ai tha se "me kalimin e viteve Anadolu ka fituar me të drejtë pozicionin e saj unik midis agjencive globale të lajmeve, duke shtuar se kompania evoluoi në një brend duke ruajtur besueshmërinë dhe kredibilitetin si burim lajmesh.

Për më shumë informacion rreth konkursit, i cili së shpejti do të fillojë të pranojë aplikimet për vitin 2024, si dhe për të parë fotot fituese vizitoni https://www.istanbulphotoawards.com/.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.