Kulturë

Dritat veriore ndriçojnë qiellin në të gjithë SHBA-në dhe Evropën

Në Evropë, aurorat vërehen në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar veçanërisht Skoci dhe Irlandën e Veriut si dhe në Irlandë dhe Islandë

Ajdin Aliji  | 12.11.2025 - Përdıtësım : 12.11.2025
Dritat veriore ndriçojnë qiellin në të gjithë SHBA-në dhe Evropën Foto: Christopher Juhn / AA

Shkup

Një stuhi gjeomagnetike shkaktoi shfaqjen e Dritave Veriore në zona të gjera të SHBA-së dhe Evropës, transmeton Anadolu.

Sipas Administratës Kombëtare Oqeanike dhe Atmosferike të SHBA-së (NOAA), vlerat e indeksit Kp arritën në 8+, të klasifikuara si një stuhi e rëndë "G4", duke i bërë aurorat të dukshme deri në gjerësitë e mesme në jug.

Pamje të konfirmuara raportohen nga disa pjesë të SHBA-së, përfshirë shtetet Alabama, Arkansas, Kaliforni, Kolorado, Indiana, Iowa, Massachusetts, Minesota, Missouri, New Hampshire, Pennsylvania, Tennessee, Oklahoma dhe Teksas.

Në Evropë, aurorat vërehen në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar veçanërisht Skoci dhe Irlandën e Veriut si dhe në Irlandë dhe Islandë.

Ekspertët thonë se stuhia gjeomagnetike mund të vazhdojë me ndërprerje gjatë natës dhe rekomandojnë shikimin nga zona të errëta dhe të qarta larg dritave të qytetit.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın