Dokumentari i Agjencisë Anadolu për muzikën e rrugës në Stamboll do të shfaqet në festivalin e Japonisë
I prezantuar përmes një narrative kinematografike, dokumentari tregon historitë e jetës së muzikantëve të huaj që performojnë në vende të ndryshme në të gjithë Stambollin dhe thekson diversitetin kulturor që ata sjellin në qytet
Stamboll
Dokumentari “Zërat e Botës në Rrugët e Stambollit”, i prodhuar nga kameramani kryesor i Agjencisë Anadolu, Tayyib Hosbas, dhe redaktori Sercan Kurt, është përzgjedhur për programin zyrtar të Festivalit Botëror të Filmit për Turizëm në Japoni.
I prezantuar përmes një narrative kinematografike, dokumentari tregon historitë e jetës së muzikantëve të huaj që performojnë në vende të ndryshme në të gjithë Stambollin dhe thekson diversitetin kulturor që ata sjellin në qytet.
Dokumentari u përzgjodh nga 1.132 projekte të paraqitura në festival.
Ai do të shfaqet nga 18 deri më 20 mars në qytetin Koka, Prefektura Shiga në Japoni.
“Zërat e Botës në Rrugët e Stambollit” ka fituar më parë edhe një çmim në kategorinë “Lajme Seriale” në Konkursin e 28-të Ndërkombëtar të Pamjeve Lajmore në Zoom, të organizuar nga Shoqata Turke e Kameramanëve të Lajmeve.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
