Kulturë

BeH, Festivali i Tretë i Filmit AJB DOC përfundoi me ndarjen e çmimeve

Juria theksoi se filmat fitues ishin realizuar në mënyrë fantastike dhe vuri në dukje se ndihet që shumë përpjekje, pasion dhe dashuri është investuar në to

Aldijana Hadzic  | 16.09.2020 - Përdıtësım : 17.09.2020
BeH, Festivali i Tretë i Filmit AJB DOC përfundoi me ndarjen e çmimeve Foto: AJB DOC

Sarajevë

Anëtarët e jurisë ndërkombëtare, ekspertë të njohur dhe me përvojë në fushën e dokumentarëve, Oggi Tomiç, autor dhe regjisor filmi me qendër në Londër, Irena Jeliç nga Qendra kroate audiovizive (HAVC) dhe Patrizia Mancini nga Sunny Side of the Doc, vendosën për çmimet për filmat më të mirët në Selektimin dhe Garën e AJB Shfaq, raporton Anadolu Agency (AA).

Juria theksoi se filmat fitues ishin realizuar në mënyrë fantastike dhe vuri në dukje se ndihet që shumë përpjekje, pasion dhe dashuri është investuar në to.

"Çdo rrëfim është në detaje transmetuar në film. Thjesht isha i nderuar të shikoja këto filma", tha Tomiç.

AJB DOC Main Award, çmimi për filmin më të mirë në selektimin garues, iu dha filmit "Jo në emrin tim" (Objector) të regjisores Molly Stuart. Rrëfimi është për një hebreje nëntëmbëdhjetë vjeçare, e cila pasi filloi të kuptojë se çfarë po ndodh në konfliktin izraelito-palestinez, refuzoi të shërbejë në shërbimin e detyrueshëm ushtarak në Izrael dhe me guxim kundërshton ideologjinë dhe sistemin izraelit.

"Urime të sinqerta për ekipin, regjisorin dhe të gjithë ata që morën pjesë në krijimin e këtij dokumentari të shkëlqyer. Këtij filmi të guximshëm dhe ekipit të tij i uroj fat në festivalet e ardhshme në të cilët do të marrin pjesë. Shpresoj që shumë njerëz ta shohin këtë film dhe të përhapin mesazhin e tij", tha Tomiç.

Mirënjohje speciale iu dha filmit "Të kapur në rrjetë" (Caught in the net) nga autorët çekë Vit Klusak dhe Barbora Chalupova, i cili në formën e një eksperimenti u zbulon shikuesve se si abuzimi i fëmijëve përmes internetit është bërë një kërcënim i përhapur dhe i zakonshëm.

Anëtarja e jurisë Irena Jeliç tha se është "një film që flet për një temë shumë të rëndësishme, një film që na edukon dhe tregon se sa i afërt është rreziku" dhe shtoi se të gjithë duhet ta shikojnë këtë realizim.

"Ky dokumentar i shkëlqyer dhe i filmuar flet për një temë jashtëzakonisht të rëndësishme në ditët e sotme, grabitqarët pedofilë që përgjojnë dhe sulmojnë fëmijët në mediat sociale çdo ditë. Juria vlerëson veçanërisht vlerën edukative të filmit, si dhe aktoret e reja që luajtën role jashtëzakonisht të vështira të vajzave dymbëdhjetë vjeçare", tha Jeliç.

Juria e ekspertëve ndërkombëtarë prej tre anëtarëve vendosi gjithashtu për Çmimin për filmin më të mirë të selektimit AJB Shfaq dhe mirënjohja iu dha filmit dokumentar "Fqinjët" nga Nerminka Emriç.

Anëtarja e jurisë Patricia Mancini tha: "Qasja delikate, por me të vërtetë e fuqishme kinematografike ndaj krijimit ka vënë në fokus njerëzimin në mënyrën më të mirë të mundshme dhe i ka dërguar një mesazh të fortë shikuesit. Një film për ata që janë të detyruar të lënë gjithçka në kërkim të një jete më të mirë.”

Çmimi i jurisë së programit Al Jazeera Balkans, i cili vendoset nga anëtarët e Departamentit të Programit të kësaj kompanie televizive Lejla Dediç, Sead Kreshevljakoviç dhe Xhani Haseçiç, iu dha filmit “Transforming tomorrow” drejtuar nga Dino Mustafi. Kjo arritje dokumenton një rrëfim tronditës në lidhje me biznesin e ndërmarrjes multinacionale Mittal Steel, e cila ka prodhim në Bosnjë e Hercegovinë.

Kjo kompani e paskrupullt, qëllimi i vetëm i së cilës është fitimi, kryen punime në impiantet të cilat "mbulojnë" gjurmët e krimeve të kryera në minierën Omarska, ku ndodhej një nga kampet më të tmerrshme të përqendrimit në vitet 1990. Minierat nga ajo minierë shkrihen në Hekuranën e Zenicës pa zbatimin e standardeve mjedisore, gjë që helmon popullsinë e atij qyteti, i cili është ndër të parët në Evropë kur bëhet fjalë për numrin e rasteve të kancerit të mushkërive, sipas përmbledhjes së filmit.

"Ashtu si në dy vitet e mëparshme, juria jonë kishte një detyrë jashtëzakonisht të vështirë për të zgjedhur filmin që do të marrë çmimin e Departamentit të Programit Al Jazeera Balkans. Midis dhjetë realizimeve kulmore të filmit, dhjetë rrëfime që secila na preku thellë dhe na mahniti me përmbajtjen e tyre, vendosëm që çmimin duhet t'i japim një filmi që ka spikatur për guximin e tij dhe që ka trajtuar artistikisht një temë jashtëzakonisht të rëndësishme në lidhje me hapësirën tonë, ku autorët gjithnjë e më pak merren me tema të komplikuara të jetës përreth nesh dhe ndjekin impulsin e tyre artistik dhe përgjegjës shoqëror, përkundër kushteve të vështira të punës", thuhet në shpjegimin e Jurisë së Programit të AJB.

Për shkak të rrethanave specifike të mbajtjes së festivalit të këtij viti, i cili zhvillohet pa praninë e spektatorëve, Çmimi i Publikut nuk u dha.

Festivali i Filmit Dokumentar të Tretë Ndërkombëtar Al Jazeera Balkans (AJB DOC) u mbajt në Sarajevë nga 11 deri në 15 shtator. Gjatë pesë ditëve të Festivalit të Filmit AJB DOC, publiku pati mundësinë të shihte 18 dokumentarë të produksionit më të lartë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın