Kulturë

Aktori amerikan Robert De Niro më 26 qershor në Türkiye

Partnerët e zinxhirit të restoranteve Nobu do të vizitojnë Nobu Istanbul, i cili hapi dyert e tij në The Ritz-Carlton në korrik të vitit të kaluar dhe së shpejti u bë një nga restorantet më prestigjioze në Türkiye dhe në botë

Fatih Türkyılmaz  | 21.06.2022 - Përdıtësım : 21.06.2022
Aktori amerikan Robert De Niro më 26 qershor në Türkiye

Stamboll

Aktori i Hollivudit Robert de Niro, kuzhinieri i famshëm japonez Nobuyuki Nobu Matsuhisa dhe producenti Meir Teper do të mbërrijnë në Türkiye më 26 qershor, raporton Anadolu Agency (AA).

Partnerët e zinxhirit të restoranteve Nobu do të vizitojnë Nobu Istanbul, i cili hapi dyert e tij në The Ritz-Carlton në korrik të vitit të kaluar dhe së shpejti u bë një nga restorantet më prestigjioze në Türkiye dhe në botë.

Robert De Niro, i cili do të mbërrijë në Stamboll me avion privat nga Londra, do të shoqërohet nga një grup xhiruesish që po filmojnë edhe një dokumentar për restorantet Nobu.

Robert De Niro, i cili krijoi markë globale me një zinxhir restorantesh që ai themeloi me kuzhinierin Matsuhis në vitin 1994, do të marrë pjesë në "ceremoninë Sake" në Nobu Istanbul.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın