Kulturë

Afreske të Luftës së Trojës zbulohen në Pompei të Italisë

Gërmimi i zonës ka nxjerrë deri më tani në dritë dy struktura të lidhura me njëra-tjetrën, një shtëpi me furrë buke dhe zonë larjeje

Burak Bir  | 12.04.2024 - Përdıtësım : 15.04.2024
Afreske të Luftës së Trojës zbulohen në Pompei të Italisë

Londër

Afreske të Luftës së Trojës janë zbuluar gjatë një gërmimi të ri në zonën arkeologjike të Pompeit në Itali, raportojnë mediat lokale, transmeton Anadolu.

Sipas lajmit të agjencisë shtetërore ANSA, figura mitologjike janë gjetur në muret elegante të ngjyrosura në të zezë të një salle impozante banketi në insulën 10 të Regio IX në Pompei, një qytet antik romak i varrosur dhe ruajtur nga Vezuvi në vitin 79 të erës sonë.

Troja u përjetësua nga poeti i lashtë grek Homeri në epikën e tij Iliada, që rrëfen historinë e vitit të fundit të Luftës dhjetëvjeçare të Trojës.

Gërmimi i zonës ka nxjerrë deri më tani në dritë dy struktura të lidhura me njëra-tjetrën, një shtëpi me furrë buke dhe zonë larjeje.

"Pompei është me të vërtetë një thesar që nuk ndalet së na surprizuari dhe së shkaktuari habi, sepse, sa herë që gërmojmë, gjejmë diçka të bukur dhe domethënëse", ka thënë ministri i Kulturës Gennaro Sanguliano.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın