Turqia, Kulturë

90 nxënës nga Maqedonia e Veriut vizituan Turqinë me mbështetjen e TIKA-s

90 nxënës nga shkollat e mesme në rajone të ndryshme të Maqedonisë së Veriut vizituan qytetet Edirne, Stamboll, Konya dhe Çanakkale

Dzihat Aliju  | 08.08.2025 - Përdıtësım : 08.08.2025
90 nxënës nga Maqedonia e Veriut vizituan Turqinë me mbështetjen e TIKA-s Foto: TİKA

Shkup

Nëntëdhjetë nxënës nga Maqedonia e Veriut vizituan Turqinë në kuadër të një programi kulturor të organizuar me mbështetjen e Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA), transmeton Anadolu.

Sipas një njoftimi me shkrim nga TIKA, Programi i Ekskursionit Kulturor në Turqi u organizua nga Lidhja e Shoqatave të Shoqërisë Civile Turke në Maqedoninë e Veriut (MATÜSİTEB), nën patronazhin e Ambasadës së Turqisë në Shkup dhe me mikpritjen e Unionit të Komunave të Botës Turke.

Në kuadër të programit, 90 nxënës nga shkollat e mesme në rajone të ndryshme të Maqedonisë së Veriut, si Mavrovë-Rostushë, Zhupë, Kërçovë, Pllasnicë, Debreshtë, Lisiçani, Koliçan i Poshtëm, Draçevë, Pregllovë dhe Çellopek vizituan qytetet Edirne, Stamboll, Konya dhe Çanakkale.

Qëllimi i programit ishte forcimi i lidhjeve shpirtërore të të rinjve turq nga Maqedonia e Veriut me Turqinë dhe përforcimi i ndjenjës së përkatësisë kulturore. Gjatë vizitave, nxënësit patën mundësinë të njihen nga afër me trashëgiminë e pasur të qytetërimit të Turqisë dhe të mësojnë më shumë për historinë dhe kulturën turke.


Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın