Kulturë

Ylli i muzikës pop Shakira mahniti publikun në Stamboll

Këngëtarja me çmime të shumta Grammy performoi rreth dy orë në stadiumin e mbushur me fansa të muzikës së saj si pjesë e turneut të saj të gjashtë botëror

Kübra Chohan  | 12.07.2018 - Përdıtësım : 12.07.2018
Ylli i muzikës pop Shakira mahniti publikun në Stamboll ( Salih Zeki Fazlıoğlu - Anadolu Agency )

Stamboll

STAMBOLL (AA) - Ylli i muzikës pop i Kolumbisë Shakira mbrëmë udhëhoqi skenën në stadiumin “Vodafone Park” në Stamboll në kuadër të turnit të saj botëror “El Dorado World Tour”, raporton Anadolu Agency (AA).

Këngëtarja me çmime të shumta Grammy performoi rreth dy orë në stadiumin e mbushur me fansa të muzikës së saj si pjesë e turneut të saj të gjashtë botëror për të promovuar albumin e saj të fundit “El Dorado”.

Fansat e këngëtares kolumbiane Shakira u gëzuan pasi këngët e saj reflektuan në të gjithë arenën e koncertit, që ndodhet në zonën e Beshiktashit në anën evropiane të qytetit më të madh të Turqisë. Ajo performoi disa këngë nga albumi i saj, si dhe disa të tjera të njohura përfshirë “La La La”, “Waka Waka” dhe “Whenever, Wherever”.

Turni i cili filloi më 3 qershor në Hamburg të Gjermanisë, do të përfundojë më 3 nëntor të këtij viti me koncertin në Bogotë të vendlindjes së saj Kolumbi.

Organizuar nga Live Nation Entertainment, turni botëror përfshinë 30 qytete, kryesisht në Evropë dhe SHBA.

Këngëtarja 41 vjeçare mbërriti në Stamboll të martën bashkë me familjen e saj, për një performansë në Stamboll pas 11 vitesh.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.