Kulturë

New York, shënohet me paradë përvjetori i pavarësisë së Indisë

Në paradën e avenysë “Medison” morën pjesë qindra persona të cilët me instrumente dhe veshmbathje tradicionale tërhoqën vëmendjen

Dildar Baykan  | 20.08.2018 - Përdıtësım : 21.08.2018
New York, shënohet me paradë përvjetori i pavarësisë së Indisë Foto: Mohammed Elshamy / AA

New York

NEW YORK (AA) – Me rastin e shënimit të 72 vjetorit të pavarësisë së Indisë, në New York është mbajtur paradë dhe është prezantuar kultura indiane, raporton Anadolu Agency (AA).

Në paradën e avenysë “Medison” morën pjesë qindra persona të cilët me instrumente dhe veshmbathje tradicionale tërhoqën vëmendjen.

Ceremonia e shënimit të përvjetorit të pavarësisë së Indisë në New York është më e madhja jashtë kufijve të vendit.

Pjesëmarrësit mbanin flamuj të SHBA-ve dhe Indisë si dhe afishe me përmbajtje paqeje.

Organizatorët theksuan se tema e ceremonisë së sivjeme është “bota është një familje”.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın