Kulturë

BE i ndan çmimin Sakharov regjisorit të burgosur ukrainas

"Duke e nderuar atë me çmimin Sakharov", tha Tajani, PE shpreh solidaritetin me të dhe çështjen e tij, si dhe njëkohësisht kërkon lirimin e tij të menjëhershëm

Handan Kazancı  | 25.10.2018 - Përdıtësım : 26.10.2018
BE i ndan çmimin Sakharov regjisorit të burgosur ukrainas

Strasburg

STRASBURG (AA) - Një regjisor i burgosur ukrainas, i cili e kundërshtoi aneksimin e Krimesë, ka fituar çmimin Sakharov për lirinë e mendimit, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Përmes guximit dhe vendosmërisë së tij, duke rrezikuar jetën e tij, regjisori Oleg Sentsov është bërë simbol i luftës për lirimin e të burgosurve politikë në Rusi dhe në mbarë botën”, tha Antonio Tajani, kreu i Parlamentit Evropian.

Duke e nderuar atë me çmimin Sakharov, tha Tajani, Parlamenti Evropian shpreh solidaritetin me të dhe çështjen e tij, si dhe njëkohësisht kërkon lirimin e tij të menjëhershëm.

“Lufta e tij na kujton se është detyrë e jona për të mbrojtur të drejtat e njeriut kudo në botë dhe në të gjitha rrethanat”, theksoi Tajani.

Në muajin mars të vitit 2014, Rusia aneksoi Krimenë pas një referendumi të diskutueshëm, i cili shkaktoi zemërimin e komunitetit ndërkombëtar pasiqë ushtarët rusë pushtuan rajonin gjatë procesit të votimit.

Sipas Parlamentit Evropian, më 25 gusht të vitit 2015, nga një gjykatë ruse Sentsov u dënua me 20 vite për “komplotim të akteve terroriste” kundër sundimit rus “de facto” më Krime.

“Ai ishte në grevë urie nga mesi i muajit maj deri më 6 tetor, kur e përfundoi atë për shkak të kërcënimit se do të ushqehej me forcë”, thekson Parlamenti Evropian.

Ceremonia e dhënies së çmimit, ku do të jepet një çertifikatë prej 50 mijë eurove, do të mbahet në Strasburg të Francës më 12 dhjetor.

Çmimi Sakharov për lirinë e mendimit, i quajtur sipas disidentit sovjetik Andrei Sakharov, ndahet çdo vit nga Parlamenti Evropian.

Vitin e kaluar, çmimi iu nda opozitës demokratike në vendin e trazuar të Amerikës së Jugut, në Venezuelë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın