Kulturë

Ambasadorja e Turqisë në Shkup voton për fotografitë e vitit të Anadolu Agency

Ambasadorja Tülin Erkal Kara është bërë pjesë e votimit për zgjedhjen e fotografive të vitit, ku do të zgjidhet fotografia më e mirë e fotoreporterëve të AA-së për vitin 2018 në tre kategori të ndryshme

Zeynep Rakipoğlu, Kaan Bozdoğan  | 29.12.2018 - Përdıtësım : 30.12.2018
Ambasadorja e Turqisë në Shkup voton për fotografitë e vitit të Anadolu Agency ( Metin Pala - Anadolu Agency )

Stamboll

STAMBOLL (AA) - Ambasadorja e Turqisë në Shkup, Tülin Erkal Kara, vizitoi zyrën e Anadolu Agency (AA) në Stamboll.

Drejtori rajonal i AA-së për Stambollin, Hüseyin Altınalan, informoi ambasadoren Kara për punimet e AA-së.

Kara, në deklaratën e saj duke theksuar se Anadolu Agency (AA) është burimi i parë, tha se lajmet e AA-së i pranojnë si të dhëna të besueshme.

Ajo tha se AA në shumë vende të botës gjendet me stafin me përvojë. "AA është tregues se sa i fuqishëm është bërë vendi ynë dhe se sa ka avancuar", u shpreh ajo. 

Kara gjithashtu duke bërë të ditur se me zyrat që AA i hap në vende të ndryshme mundëson vende pune për vendasit e atyre shteteve, theksoi se lajmet i jep tek qytetarët në mënyrën më të saktë.

Altınalan, nga ana e tij, duke informuar në lidhje me aktivitetet e AA-së, tha se bëjnë publikime duke ditur se është organ i diplomacisë publike i Turqisë. 

- Kara pjesë e votimit të fotografive të vitit të AA-së

Më pas, Kara është bërë pjesë e votimit për zgjedhjen e fotografive të vitit, ku do të zgjidhet fotografia më e mirë e fotoreporterëve të AA-së për vitin 2018 në tre kategori të ndryshme.

Ambasadorja turke, në kategorinë e “lajmit”, ka zgjedhur foton “Fitorja zgjedhore e Presidentit Recep Tayyip Erdoğan” të fotografit Kayhan Özer.

Kara ka theksuar se Presidenti Erdoğan është një lider shembullor për botën. Ajo gjithashtu tregoi se këtë fotografi e ka zgjedhur për nënën dhe babain të saj të ndjerë.

"Pasi që u zgjodha deputete, në vitin e parë humba babain, e në vitin e dytë nënën time. Që të dy kishin sëmundje serioze me vite. Atë periudhë presidenti ynë ishte kryeministër. Babai im ishte në kohët e fundit të tij, ishte shtrirë në shtrat. Nëna ime lexonte suren Jasin. Babai im shikonte televizion, e më tha 'Nëse i bën gabim këtij njeriu nuk ta bëj hallall'. Edhe nëna ime pasi e lexoi Jasinin, më tha 'Edhe unë nuk ta bëj hallall'. Ky është amaneti i nënës dhe babait tim të ndjerë. Për kujtimin e tyre desha ta zgjedhë këtë fotografi", tregoi Kara për arsyen e zgjidhjes së fotografisë.

Kara, në kategorinë "jetë" ka votuar për foton “Zjarri në Bolu-Turqi”, të fotografit Ilhami Çetin, ndërsa në kategorinë e fotografive të "sportit" ka votuar për foton e Ali İhsan Öztürk, për “947 vjetorin e Betejës së Malazgirtit”.

Në votimin e sivjetshëm që zgjat deri më 31 dhjetor mund të merret pjesë përmes faqes së internetit "www.aa.com.tr/yilinfotograflari".

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın