Kulturë

Kori i fëmijëve me nevoja të veçanta prek zemrat e njerëzve

"Unë i shoh ata më të lumtur dhe më të argëtuar kur i bien pianos. Ata ndihen të lumtur kur këndojnë këngë në kor. Edhe ne e ndiejmë këtë", tha Yağmur Güç, mësuesja e muzikës e grupit të themeluar tre vjet më parë në Düzce

Ömer Ürer  | 05.04.2025 - Përdıtësım : 07.04.2025
Kori i fëmijëve me nevoja të veçanta prek zemrat e njerëzve Foto: Ömer Ürer/AA

Düzce

Një kor muzikor në qytetin turk Düzce, i cili përbëhet kryesisht nga nxënës me autizëm, me koncertet që organizon jep një shembull për personat me nevoja të veçanta për të gjetur një vend në jetën shoqërore.

Si rezultat i punës së mësueses së muzikës në Shkollën Profesionale të Arsimit Special në Düzce, Yağmur Güç, tre vjet më parë u formua një "Grup i posaçëm i korit" me dhjetë nxënës të prirur për muzikë, shumica e të cilëve me autizëm.

Nxënësit që bëjnë ushtrime ritmi dhe pianoje të shoqëruar nga mësuesit e tyre, admirohen nga pjesëmarrësit me performancat e tyre që realizojnë në ditë të veçanta.

Mësuesja e muzikës, Yağmur Güç, për Anadolu tha se ata kanë rreth tre vjet që vazhdojnë aktivitetet e korit dhe theksoi se puna me fëmijët dhe komunikimi përmes muzikës i bën ata të lumtur.

"Për të garantuar zhvillimin social të fëmijëve, sigurohemi që ata të marrin pjesë jo vetëm në muzikë, por edhe në aktivitete të tjera. Ne synojmë t'i integrojmë ata në shoqëri duke bërë aktivitete sociale. Kur fëmijët tanë i bashkohen këtij kori dhe i bien pianos, i shoh më të lumtur dhe më argëtues. Ata ndihen të lumtur kur këndojnë këngë dhe këngë popullore në kor. Edhe ne e ndiejmë vërtet këtë", tha Güç.

Güç deklaroi se kanë vërejtur përmirësim të vetëbesimit të personave me autizëm që ekspozojnë veprat e tyre para miqve dhe kanë parë që individët me autizëm janë më të lumtur falë punës së korit.

Një nga mësueset e arsimit special të shkollës, Çiğden Acar, deklaroi se ajo mbështet nxënësit me nevoja të veçanta në mësimet e ritmit.

Acar tha se i pëlqen të punojë me nxënësit e saj dhe shtoi: "Bëhen punë shumë të bukura. Në këtë kuptim, ne të gjithë e zhvillojmë veten. Prej shumë vitesh e kam dashur këndimin dhe muzikën. Këtu pata rastin të punoj me nxënësit tanë në muzikë. Jemi të gjithë bashkë në ditë dhe javë të caktuara. Unë i shoqëroj fëmijët tanë me ritëm dhe këngë".

Edhe nxënësit 16-vjeçarë Yağmur Beyten dhe Ensar Çakır u shprehën të lumtur që ishin në kor dhe falënderuan mësueset e tyre për mësimin e dhënë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın