Hapet ekspozita "Istanbul Photo Awards 2021" në Ankara
Një përzgjedhje prej 74 fotografish që mbulojnë ngjarjet kryesore në të gjithë botën gjatë vitit të kaluar shfaqet në Qendrën e Arteve CerModern deri më 24 tetor

Ankara
Ekspozita vjetore ndërkombëtare e fotografisë, Istanbul Photo Awards 2021, filloi në kryeqytetin e Turqisë, Ankara, raporton Anadolu Agency (AA).
Kryetari i Bordit të AA-së dhe Drejtori i Përgjithshëm, Serdar Karagöz, filloi fjalimin e tij me një zë të njësisë së kujdesit intensiv për të kujtuar storjen e fotografisë fituese nga Bangladeshi.
"44 vjeçarja Mahmuda, e cila është në karantinë, po përpiqet të nuhasë lulet e ditëlindjes të lëna nga vajza e saj nga ana tjetër e derës", tha Karagöz.
Ai tha se pandemia e koronavirusit, e cila preku jetën e të gjithëve, shkatërroi shumë familje dhe shkaktoi izolim social, ndërsa ndikoi gjithashtu perspektivat e shumë pjesëmarrësve në Istanbul Photo Awards 2021.
Ai theksoi rëndësinë e profesionit të fotoreporterit duke thënë: "Njëqind vjet nga tani, fotografia do t'i bëjë njerëzit të ndiejnë gjërat e njëjta".
Për faktin se fotografët fituan çmime për punën e tyre në zonat e luftës, konfliktit dhe fatkeqësive si Azerbajxhani, Siria dhe Libani, Karagöz tha se fotografia nuk ka kufij.
Ai gjithashtu tha se javën e ardhshme, ekspozita do të mbahet në New York, duke shpresuar që një ekspozitë do të organizohet në Japoni dhe pjesët e tjera të botës, nëse lejojnë kushtet e pandemisë.
- Ekspozita që shfaq fotografitë më të mira të vitit 2020
Një përzgjedhje prej 74 fotografish që mbulojnë ngjarjet kryesore në të gjithë botën gjatë vitit të kaluar shfaqet në Qendrën e Arteve CerModern deri më 24 tetor.
Ekspozita përfshin kandidatët dhe fituesit e çmimeve të kategorisë së fotografisë së lajmeve, duke filluar nga fotografitë e ndikimit të pandemisë COVID-19 në jetën e njerëzve, deri në fatkeqësi të tilla si shpërthimi i portit të Bejrutit në gusht 2020.
Edicioni i shtatë i çmimeve dhe ekspozita organizohen nga AA.
Kompania "Turkish Airlines" dhe Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) janë partnerët zyrtarë për çmimet, për të cilat janë pranuar rreth 15.000 aplikime dhe janë përzgjedhur 14 fitues nga 12 vende.
Fotografia e Mohammed Shajahan-it nga Bangladeshi e titulluar "Dashuria e nënës" fitoi Çmimin Foto e Vitit.
Juria ndërkombëtare prej nëntë personash, ku janë të përfshirë fotoreporterë dhe një prezantuese vizuale, vendosin fituesit çdo vit.
Më shumë informacion në lidhje me çmimet dhe fotot fituese mund të gjenden në faqen e internetit, www.istanbulphotoawards.com.