Kulturë

Zbulohet statuja 1800-vjeçare në një qytet të lashtë në Turqi

Një statujë që vlerësohet të jetë rreth 1.800 vjeçare është zbuluar në qytetin e lashtë të Blaundos, i vendosur në provincën perëndimore Usak të Turqisë, thanë arkeologët

Mehmet Çalık  | 28.11.2025 - Përdıtësım : 29.11.2025
Zbulohet statuja 1800-vjeçare në një qytet të lashtë në Turqi

Ankara

Një statujë që vlerësohet të jetë rreth 1.800 vjeçare është zbuluar në qytetin e lashtë të Blaundos, i vendosur në provincën perëndimore Usak të Turqisë, thanë sot arkeologët, raporton Anadolu.

Gërmimet u zhvilluan në stadiumin 2.000 vjeçar të vendit, që besohet se është ndërtuar nga ushtarët maqedonas që u vendosën në zonë gjatë fushatës anadollake të Aleksandrit të Madh.

Sipas arkeologëve, statuja u gjet e ngulitur në murin e stadiumit, me pamje nga lugina e thellë e formuar nga kanioni Ulubey. Statuja, e cila nuk ka kokë, krahë apo këmbë, është transferuar në muzeun Usak për ruajtje.

Kreu i gërmimeve dhe drejtor i muzeut, Serif Soyler tha për Anadolu se statuja është një figurë mashkullore 87 centimetra e lartë dhe 47 centimetra e gjerë.

"Është një torso e punuar bukur, të cilën paraprakisht e datojmë në shekullin e 2-të të erës sonë", tha zyrtari duke shtuar se u ripërdor si gur mbushës gjatë periudhës bizantine dhe u ruajt natyrshëm brenda murit.

Puna e konservimit dhe restaurimit është duke u zhvilluar në muze, me plane të ardhshme për shfaqje publike pasi të përfundojnë analizat shkencore.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın