"Xhamia në shkëmb" u ofron vizitorëve pamje unike
E ndërtuar në një vend me pamje nga rajoni, i njohur si "Kırklar Tepesi" (Kodra e të Dyzetëve), xhamia u ofron vizitorëve një pamje unike, duke u shndërruar në një destinacion popullor për entuziastët e natyrës dhe alpinistët.

Bayburt
E vendosur në shkëmbinjtë e pjerrët të Maleve Soğanlı midis qyteteve turke Bayburt dhe Trabzon, Xhamia Kırklar (Xhamia e të Dyzetëve) është një destinacion popullor për entuziastët e natyrës dhe alpinistët, raporton Anadolu.
E ndërtuar në një vend me pamje nga rajoni, i njohur si "Kırklar Tepesi" (Kodra e të Dyzetëve) nga vendasit, e rrethuar nga shkëmbinj në tri anët, xhamia u ofron vizitorëve një pamje unike.
Kodra, e cila është 3.200 metra mbi nivelin e detit, është e arritshme si me automjet ashtu edhe në këmbë nëpërmjet shtigjeve.
E ndërtuar me gurë në kodër, më vonë e rinovuar me dru, xhamia gjithashtu përmban një kuzhinë dhe akomodime për ata që dëshirojnë të kalojnë natën aty.
Ndërsa data e saktë e ndërtimit nuk dihet, xhamia dikur ishte një nga të preferuarat midis atyre që donin të forconin përshpirtshmërinë e tyre.
Entuziastët e natyrës nga i gjithë vendi morën pjesë në një tur të organizuar nga Klubi i Alpinizmit dhe Sporteve Natyrore Gümüşhane (GÜDAK), të shoqëruar nga guida, në një ngjitje prej pesë kilometrash përmes maleve mahnitëse Soğanlı.
Duke arritur majën në fund të udhëtimit sfidues, grupi u lut në xhaminë mbi retë dhe fotografoi bukurinë unike të rajonit.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.