Kulturë

Xhamia Emevite në Damask

Xhamia e Madhe e Damaskut llogaritet si një nga xhamitë më të vjetra dhe me stil të veçantë

Ajdin Aliji  | 27.01.2025 - Përdıtësım : 28.01.2025
Xhamia Emevite në Damask Foto: Erçin Ertürk / AA

Shkup

Xhamia Emevite në kryeqytetin e Sirisë, Damask, u filmua nga fotoreporteri i Anadolu-s gjatë perëndimit të diellit e cila i jep pamje mahnitëse xhamisë së famshme, raporton Anadolu.

E njohur edhe si Xhamia e Madhe e Damaskut, ajo konsiderohet si një nga xhamitë më të mëdha dhe më të vjetra në botë.

Xhamia Emevite është bërë një nga vendet kryesore të adhurimit të vizituar shpesh nga banorët e Damaskut dhe qyteteve përreth pas përmbysjes së regjimit të Bashar al-Asadit më 8 dhjetor.

Xhamia Emevite në fillim u ndërtua si tempull i Jupiterit më pas u shndërrua në kishë dhe së fundmi si xhami gjatë periudhës së dinastisë Emevite.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın