Turqia, Kulturë

Türkiye, 85-vjeçari vazhdon të luajë me dashuri me instrumente muzikore

Mehmet Gül tha se ëndrrën e tij për muzikën e realizoi në kushte të vështira dhe se nuk dëshiron ta braktisë kurrë

Okan Coşkun  | 30.03.2025 - Përdıtësım : 31.03.2025
Türkiye, 85-vjeçari vazhdon të luajë me dashuri me instrumente muzikore Foto: Okan Coşkun/AA

Malatya

Mehmet Gül, 85-vjeçari që jeton në rrethin Arapgir të qytetit turk Malatya, me përkushtimin personal i ka mësuar instrumentet muzikore si sazen dhe kemençen dhe vazhdon të praktikojë ende me dashuri si në ditët e para.

Gül u interesua për kemençen në një dasmë që mori pjesë në vitin 1960 dhe vendosi të mësojë si t'i bie instrumentit.

Gül paratë që kishte kursyer në kushte të vështira ia dërgoi vëllait të tij që kryente shërbimin ushtarak në Bursa dhe së shpejti me mbështetjen e të vëllait bleu instrumentin e tij të parë, kemençen.

Ai mësoi të luante me instrumentin saze me kalimin e kohës dhe në vitet 1970 formoi një grup muzikor me gjashtë nga miqtë e tij. Anëtarët e grupit fillimisht luanin në dasma dhe më vonë u ngjitën në skenë në ceremoni zyrtare.

Ndërkaq, Gül, i vetmi anëtarë i grupit që ka mbetur gjallë, synon t'u mësojë instrumentet nipërve dhe të afërmve të saj.

Gül për Anadolu tha se ëndrrën e tij për muzikën e realizoi në kushte të vështira dhe se nuk dëshiron ta braktisë kurrë.

Ai gjithashtu deklaroi se do të vazhdojë të merret me muzikë sa të jetë gjallë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın