Kulturë

Tradita 1000-vjeçare e prodhimit të sapunit Nablus në Palestinë në Listën e UNESCO-s

Në seancën e mbajtur më 3 dhjetor, "tradita e prodhimit të sapunit Nablus" në Palestinë u regjistrua në Listën e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të Njerëzimit të UNESCO-s

Esra Taşkın  | 04.12.2024 - Përdıtësım : 04.12.2024
Tradita 1000-vjeçare e prodhimit të sapunit Nablus në Palestinë në Listën e UNESCO-s Foto: Arkiv / AA

Paris

Tradita 1.000 vjeçare e prodhimit të sapunit Nablus në Palestinë është përfshirë në Listën e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të Njerëzimit të Organizatës së OKB-së për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (UNESCO), transmeton Anadolu.

Sipas deklaratës së UNESCO-s, sesioni i 19-të i Komitetit Ndërqeveritar të UNESCO-s për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale do të mbahet në kryeqytetin e Paraguajit, Asuncion, në datat 2-7 dhjetor.

Në seancën e mbajtur më 3 dhjetor, "tradita e prodhimit të sapunit Nablus" në Palestinë u regjistrua në Listën e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të Njerëzimit të UNESCO-s.

Në prodhimin e sapunit Nablus, sapunit më të famshëm të Palestinës përdoren vaji i ullirit, hidroksidi i natriumit (NaOH) dhe uji.

Sapuni Nablus i Palestinës, i cili ka një histori 1000 vjeçare, është marrë si rezultat i përpjekjeve të gjata.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın