Talini, kryeqyteti estonez me strukturë historike, i çon vizitorët në një udhëtim në kohë
Me kështjellën e saj, rrugët prej guri, kishat gotike dhe shtëpitë e tregtarëve shumëngjyrëshe, zona më mahnitëse e Talinit sjell atmosferën e Mesjetës në ditët e sotme
Talin
Qyteti i Vjetër, zona më mahnitëse e kryeqytetit të Estonisë, Talin, ruan strukturën e tij historike dhe i çon vizitorët e tij në një udhëtim në kohë, raporton Anadolu.
Me kështjellën e saj, rrugët prej guri, kishat gotike dhe shtëpitë e tregtarëve shumëngjyrëshe, zona më mahnitëse e Talinit sjell atmosferën e Mesjetës në ditët e sotme.
Qyteti i Vjetër përfaqëson plan urbanistik jashtëzakonisht të paprekur të shekullit të 13-të dhe që nga viti 1997, zona është regjistruar në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s.
