Turqia, Kulturë

Specialisti turk përgatitet për operacione të ndjeshme duke riparuar ora

Ahmet Savran, 42-vjeç, nisi të interesohej për orët mekanike të dorës që në moshë të vogël falë një dhurate nga gjyshi i tij.

Tezcan Ekizler  | 21.03.2026 - Përdıtësım : 22.03.2026
Specialisti turk përgatitet për operacione të ndjeshme duke riparuar ora

Izmir

Specialisti turk i ortopedisë dhe traumatologjisë, Opr. Dr. Ahmet Savran, duke mirëmbajtur orët mekanike të dorës që ka mbledhur ndër vite, përgatit edhe duart e tij për operacione të ndjeshme.

Savran, 42-vjeç, që jeton në Izmir, nisi të interesohej për orët mekanike të dorës që në moshë të vogël falë një dhurate nga gjyshi i tij. Gjatë fëmijërisë, në kohën jashtë shkollës, ai punonte në punishten e marangozit të babait të tij, Huseyin Savran, në Eskisehir dhe me paratë që fitonte blinte dhe koleksiononte ora.

Kur arriti në vitet e gjimnazit vendosi të bëhej kirurg, ndërsa në vitin 2008 u diplomua në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit Dokuz Eylul. Ahmet Savran mori specializimin në ortopedi në Spitalin e Trajnimit dhe Kërkimit Tepecik dhe në kirurgjinë e dorës në Universitetin İzmir Katip Çelebi.

Savran, i cili gjatë viteve universitare çmontonte dhe mirëmbante orët që i shtonte koleksionit të tij, vuri re se kjo kishte ndikim pozitiv në profesionin e tij.

Specialisti turk, i cili kryen operacione të ndjeshme, veçanërisht në rastet e këputjes së gjymtyrëve dhe sëmundjeve ortopedike, riparon ora para çdo operacioni për të forcuar duart. Ai përdor pajisje speciale gjatë mirëmbajtjes së orëve, si dhe syze kirurgjikale dhe mikroskop.

Savran ka një koleksion prej 700 orësh dore, të cilat i ka siguruar duke marrë pjesë në ankande ose duke bërë kërkime në internet.

- "Duhet bërë stërvitje për duart"

Dr. Ahmet Savran tha për Anadolu se në koleksionin e tij ndodhet edhe një orë xhepi që i përket vitit 1850 dhe se ende ruan orën mekanike të dorës që i kishte dhuruar gjyshi.

Duke theksuar se kirurgët duhet patjetër të bëjnë stërvitje për duart, Savran tha:

"Kjo mund të jetë vizatimi i figurave apo formave gjeometrike. Në fakt ka shumë metoda të ndryshme, por mirëmbajtja e orëve është një metodë logjike sepse ora funksionon dhe lëviz. Edhe sot mund të kryejmë operacione të dorës ndërsa pacienti është zgjuar dhe duke lëvizur. Edhe aty, ndërsa ora është në funksion, mund të riparoni disa gjëra".

Savran theksoi se gjatë mirëmbajtjes së orëve përdor të njëjtat syze kirurgjikale si në operacione dhe se gjatë kësaj pune ndihet sikur ndodhet në sallën e operacionit.

Duke shtuar se në të ardhmen dëshiron të hapë një muze të orëve, Savran tha: "Në fund të fundit, një Ahmet Savran do të vijë e do të kalojë. Nëse do të lë diçka pas, dua që dashuria për orët të zhvillohet në Turqi. Kam nevojë për pak më shumë kohë për ta pjekur idenë e muzeut të orëve".

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın