Shqipëri, mbahet konferenca me temë “Viti i Familjes 2025 dhe viti 1500 hixhri pas lindjes së Hz Muhammedit”
Në aktivitetin e organizuar në ambientet e Xhamisë së Namazgjasë në Tiranë, e ftuar ishte autorja dhe trajnuesja nga Turqia Merve Gulcemal, ndërkohë, të pranishëm ishin edhe përfaqësues të institucioneve turke.
Tiranë
Në Shqipëri është mbajtur konferenca me temë: “Viti i Familjes 2025 dhe viti 1500 hixhri pas lindjes së Hz.Muhammedit, raporton Anadolu.
Në aktivitetin e organizuar në ambientet e Xhamisë së Namazgjasë në Tiranë, e ftuar ishte autorja dhe trajnuesja nga Turqia Merve Gulcemal, ndërkohë, të pranishëm ishin edhe përfaqësues të institucioneve turke.
Drejtori i Institutit "Yunus Emre" për Shqipërinë, Oguzhan Sakoglu, në fjalën e tij foli mbi aktivitetet e institutit në Shqipëri.
Ai theksoi se në mbylljen e kalanderit të aktiviteteve për vitin 2025 menduan të bëjnë një aktivitet të tillë të çmuar.
"Ky aktivitet u ideua posaçërisht sepse viti 2025 u shpall si viti i familjes (në Turqi) dhe njëkohësisht përkoi me përvjetorin e 1500 të lindjes së profetit Muhammed", tha Sakoglu.
Në fjalën e saj, Gulcemal foli për dashurinë për fenë dhe familjen, duke dhënë edhe disa shembuj rreth këtyre temave.
Ndër të tjera, ajo theksoi se për të është shumë bukur të jetë në këtë aktivitet dhe mes pjesëmarrësve të tij.
"Do të duhet të duam dy gjëra që nuk duhet t’i ndajmë nga njëra-tjera. Për t’i mësuar fëmijët tonë se si ta duan fenë, dy gjëra do të duhet t’i duam shumë: Do të duhet ne ta duam fenë tonë dhe të duam shumë familjen tonë", tha ndër të tjera Gulcemal.
Një fjalë përshëndetëse mbajti edhe këshilltari për Çështjet Fetare pranë Ambasadës së Turqisë në Tiranë, dr. Adem Gerlegiz.
Aktiviteti u organizua nga Instituti “Yunus Emre”-Tiranë, në bashkëpunim me Shkollat Maarif në Shqipëri dhe Zyrën e Çështjeve Fetare të Ambasadës së Republikës së Turqisë në Tiranë.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
