Shqipëri, fillon Festivali Evropian i Filmit për të Rinj
Në festival marrin pjesë me filmat e tyre regjisorë nga Kosova, Mali i Zi, Turqia, Gjermania, Bullgaria, Polonia, Italia dhe Suedia.
Tiranë
Në Shqipëri ka filluar Festivali Evropian i Filmit për të Rinj (TEYFF), që do të vazhdojë për disa ditë, raporton Anadolu.
Ceremonia e hapjes së edicionit të tretë të këtij festivali është mbajtur në ambientet e Qendrës së Artit “Agimi” në Tiranë.
Në festival marrin pjesë me filmat e tyre regjisorë nga Kosova, Mali i Zi, Turqia, Gjermania, Bullgaria, Polonia, Italia dhe Suedia.
Në kuadër të festivalit, filmi i regjisores turke Hatice Aşkın “Shtëpia pa adresë”, do të shfaqet për publikun më 8 shtator, nën kujdesin e Institutit “Yunus Emre”-Tiranë.
TEYFF do të mbahet në datat 5-10 shtator me mbështetjen e Bashkisë së Tiranës dhe institucioneve të tjera.
Ky festival është një iniciativë që filloi në vitin 2023 dhe ka si qëllim të lidhë regjisorët me audienca të reja.
Sipas organizatorëve, festivali përqendrohet në promovimin e regjisorëve të rinj me filmin e tyre të parë ose të dytë.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
