Shqipëri, fillon edicioni i tetë i Festivalit Ndërkombëtar të Xhazit
Me mbështetjen e Institutit "Yunus Emre" Tiranë si përfaqësues nga Turqia në Festivalin Ndërkombëtar të Xhazit merr pjesë grupi i njohur si " Tanini Trio", i cili do të perfomojë më 10 tetor

Albania
Mbrëmjen e sotme në Tiranë është hapur edicioni i tetë i Festivalit Ndërkombëtar të Xhazit “Jazz in Abania", raporton Anadolu Agency (AA).
Festivali u hap me “natën hungareze”, ku për artdashësit që kishin mbushur sallën e koncerteve "Tonin Harapi" në Liceun Artistik në Tiranë performoi artisti hungarez, Mihály Borbély.
Në fjalën përshëndetëse drejtori i festivalit, Besim Petrela, tha se risia e këtij edicionit është performimi i përbashkët i artistëve pjesëmarrës.
Ndërkohë, me mbështetjen e Institutit "Yunus Emre"-Tiranë si përfaqësues nga Turqia në Festivalin Ndërkombëtar të Xhazit merr pjesë grupi i njohur si " Tanini Trio", i cili do të perfomojë më 10 tetor.
Sipas organizatorëve, gjatë ditëve të organizimit të festivalit do të prezantohen larmishmëri stilesh dhe individualitetesh artistike.
Ky festival ka gjithashtu veçantinë e bashkëpunimit të grupeve profesioniste të xhazit me grupet e reja të krijuara gjatë shkëmbimit kulturor të projektit "Creative Europe” që zhvillohet në shtetet Shqipëri, Itali, Serbi.
Në festivalin që organizohet me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës së Shqipërisë, Bashkisë së Tiranës dhe institucioneve të tjera kulturore, marrin pjesë grupe profesioniste muzikore nga Shqipëria, Turqia, Franca, Hungaria, Italia, Sllovakia dhe Serbia dhe Japonia.
Sipas organizatorëve, dita e fundit i e festivalit që organizohet në datat 8-12 tetor do t’i dedikohet muzikantëve të rinj, të cilët ndonëse nga shtete të ndryshme, do të performojnë bashkë.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.