Kulturë

Shkrimtarja franceze Annie Ernaux fiton Çmimin Nobel në Letërsi

Çmimi Nobel në Letërsi 2022 i jepet autores franceze Annie Ernaux për guximin dhe saktësinë me të cilën ajo zbulon rrënjët, tjetërsimet dhe kufizimet kolektive të kujtesës personale

Seda Sevencan  | 06.10.2022 - Përdıtësım : 07.10.2022
Shkrimtarja franceze Annie Ernaux fiton Çmimin Nobel në Letërsi

Stockholm

Shkrimtarja franceze Annie Ernaux është fituese e Çmimit Nobel në Letërsi për vitin 2022, njoftoi sot Akademia Suedeze, transmeton Anadolu Agency (AA).

"Çmimi Nobel në Letërsi për vitin 2022 i jepet autores franceze Annie Ernaux për guximin dhe mprehtësinë klinike me të cilën ajo zbulon rrënjët, veçimet dhe kufizimet kolektive të kujtesës personale", thuhet në deklaratë.

Çmimi Nobel në Letërsi jepet nga viti 1901. Deri në vitin 2021 janë ndarë 113 Çmime Nobel në Letërsi.

Ceremonia e parë e ndarjes së çmimeve Nobel për letërsi, fizikë, kimi dhe mjekësinë u mbajt në Akademinë Mbretërore të Muzikës në Stokholm në vitin 1901. Që nga viti 1902, çmimet janë dhënë zyrtarisht nga Mbreti i Suedisë.

Vitin e kaluar, Abdulrazak Gurnah i lindur në Zanzibar, u nderua me Çmimin Nobel në Letërsi.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın