Kulturë

Poloni, qytetarët presin në radhë për petullat e festës të së "Enjtes së Shëndoshë"

Të enjten e fundit para festës së krishtere të Kreshmës, polakët rreshtohen duke pritur në radhë për të blerë petullat e famshme polake dhe arrijnë të hanë deri në 10 prej tyre ose më shumë

Ekip  | 27.02.2025 - Përdıtësım : 28.02.2025
Poloni, qytetarët presin në radhë për petullat e festës të së "Enjtes së Shëndoshë"

Kravok

Me rastin e festës së krishtere të së "Enjtes së Shëndoshë", qytetarët në Poloni janë drejtuar në dyqanet e ëmbëlsirave duke pritur në radhë për petullat e ëmbla polake, raporton Anadolu.

Si traditë në këtë ditë feste në Poloni, përkatësisht të enjten e fundit para festës së krishtere të Kreshmës, polakët rreshtohen duke pritur në radhë për të blerë petullat e famshme polake dhe arrijnë të hanë deri në 10 prej tyre ose më shumë.

E "Enjtja e Shëndoshë" është e lidhur me kalendarin e kishës, pasi në këtë ditë për shumë polakë është dita e fundit për të ngrënë sasi të mëdha të ushqimeve të yndyrshme dhe me sheqer si dhe për të pirë alkool përpara festës së krishtere të Kreshmës, që më pas janë të ndaluara deri në ditën e Pashkëve.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.