Kulturë

Në New York përkujtohen të mbijetuarit kosovarë të dhunës seksuale

Instalacioni artistik “Thinking of You” u bë i njohur fillimisht në vitin 2015 kur mbi 5 mijë fustane u vendosën në stadiumin e Prishtinës si simbol solidariteti dhe mbështetjeje për të mbijetuarat e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë

Agim Sulaj  | 11.03.2026 - Përdıtësım : 11.03.2026
Në New York përkujtohen të mbijetuarit kosovarë të dhunës seksuale Foto: Selçuk Acar/AA

Prishtinë

Një instalacion me qëllim përkujtimin dhe mbështetjen e të mbijetuarve të dhunës seksuale të luftës së Kosovës është shfaqur pranë selisë së Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB) në New York, transmeton Anadolu.

Instalacioni artistik “Thinking of You”, i realizuar nën udhëheqjen e autores dhe ideatores Alketa Xhafa Mripa, u bë i njohur fillimisht në vitin 2015 kur mbi 5 mijë fustane u vendosën në stadiumin e Prishtinës si simbol solidariteti dhe mbështetjeje për të mbijetuarat e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë.

Projekti më pas u ekspozua edhe në qendra të rëndësishme ndërkombëtare për të drejtat e njeriut në Strasburg dhe Hagë, ndërsa tani ka mbërritur në zemër të New York-ut pranë selisë së OKB-së.

Në këtë instalacion ka qenë e pranishme edhe Vasfije Krasniqi Goodman, e njohur si një nga zërat publik më të fuqishëm për përjetimet e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë.

Kësaj radhe, për herë të parë, pjesë e instalacionit është edhe jeleku i Ramadan Nishorit, cili përfaqëson historinë e burrit të parë që ka folur publikisht për përjetimet e dhunës seksuale gjatë luftës.

Jeleku është paraqitur si simbol i guximit dhe thyerjes së heshtjes, duke përçuar mesazhin për drejtësi dhe mbështetje për të gjithë të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.